LAJMI I FUNDIT:

Aktakuzë për grabitje dhe lëndim i lehtë trupor

Aktakuzë për grabitje dhe lëndim i lehtë trupor

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër personave E.S., F.K. dhe J.K., për shkak të veprës penale grabitja dhe lëndim i lehtë trupor.

Sipas aktakuzës E.S., F.K. dhe J.K., më 03.07.2017 me qëllim që t’i sjellin vetes dobi pasurore të kundërligjshme e sulmojnë fizikisht të dëmtuarin J.S.K., shtetas holandez, e pastaj nga ai kërkojnë të holla, e kontrollojnë nëpër xhepa dhe ia marrin një telefon celular të tipit “Sony-Experia”, në vlerë rreth 600 Euro.


Me këto veprime E.S., F.K. dhe J.K., në bashkëkryerje kryen veprën penale grabitja dhe veprën penale lëndim i lehtë trupor.