LAJMI I FUNDIT:

Dyvjeçarja tërheq vëmendjen e shikuesve, kur hip në tavolinën e moderatorit! (Video)

Dyvjeçarja tërheq vëmendjen e shikuesve, kur hip në tavolinën e moderatorit! (Video)

Iris Wronka ka marrë vëmendjen e të gjithëve, që po shikonin emisionin që po transmetohej drejtpërdrejtë nga një kanal televiziv me bazë në Londër.

Derisa nëna dhe vëllai saj po intervistoheshin për qumështin, dobitë dhe alergjitë që sjell, ajo është ngritur nga karrigia dhe sillej nëpër studio, transmeton Telegrafi.

Meqë hapësira nuk i dukej e bollshme, vendosi të jetë mbi tavolinë dhe shumë pranë prezantuesit.


Ky i fundit nuk është shqetësuar aspak nga veprimet e saj, duke vazhduar emisionin sikur gjithçka të jetë në rregull. /Telegrafi/

https://youtu.be/8AQMr12gD-k