LAJMI I FUNDIT:

Pamje që ua rrëqethin trupin: Tajfuni “Hato” po i përplas njerëzit nëpër rrugë, kurse kamionët po i lëviz sikur të ishin lodra për fëmijë (Video)

Pamje që ua rrëqethin trupin: Tajfuni “Hato” po i përplas njerëzit nëpër rrugë, kurse kamionët po i lëviz sikur të ishin lodra për fëmijë (Video)

Bilanci i tajfunit vdekjeprurës “Hato”, që konsiderohet si stuhia më e fortë që gjatë këtij gjysmë shekulli ka goditur rajonin jugor të Kinës rreth Hong Kongut, është duke u rritur dhe deri më tani raportohet për 16 të vdekur, shkruan AFP.

Autoritetet në Makao kanë njoftuar se në atë territor kanë humbur jetën tetë persona përfshirë dy burrat që gjatë mbrëmjes së kaluar janë gjetur në një garazh, transmeton Telegrafi.

Ky regjion është përfshirë nga përmbysjet, kurse veturat janë mbuluar nga uji dhe njerëzit po detyrohen të notojnë nëpër rrugë.


Një burrë e ka shtypur për vdekje kur një mur u shemb nga erërat e forta, derisa një tjetër është rrëzuar nga tarraca e ballkonit në katin e katërt, dhe një është përplasur nga një kamion të cilin e kishte rrokullisur era.

Mbi 153 persona janë plagosur si pasojë e përmbysjeve, mungesës së energjisë elektrike dhe thyerjes së dyerve dhe dritareve nga erërat e forta.

Tajfuni “Hato” ka goditur këtë regjion ku erëra e forta që frynin me shpejtësi prej 160 kilometra në orë kanë shkaktuar vdekje dhe dëme të mëdha materiale. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=bcE9ToFmjrs