LAJMI I FUNDIT:

Ushqimet që e bëjn; djersën e meshkujve të mbajë aromë atraktive

Ushqimet që e bëjn; djersën e meshkujve të mbajë aromë atraktive

Gëzohuni vegjetarianë! Ju mbani aromë seksi!

Femrat e preferojnë aromën e meshkujve që konsumojnë sasi të madhe të pemëve dhe perimeve, transmeton Telegrafi.

Një studim i vitit 2015 pohon se meshkujt duhet të hanë më shumë hudhra për të pasur një aromë më joshëse, megjithatë në janar të këtij viti një studim nga hulumtuesit e Universitetit Macquarie, i publikuar në “Evolution and Human Behaviour”, ka zbuluar se çelësi për aromë atraktive janë pemët dhe perimet.


Hulumtuesit kishin marrë për mostër djersët e meshkujve të cilët u ishin nënshtruar dietave të ndryshme, dhe kishin kërkuar nga gratë të tregojnë se cila djersë mban aromën më të mirë.

Ata gjithashtu u kishin kërkuar meshkujve të mbajnë një ditar me shkrim për sasinë mesatare të ushqimit që e konsumojnë.

Pas kësaj, shkencëtarët u kishin kërkuar meshkujve të veshin bluze të freskëta dhe të bëjnë ushtrime fizike. Femrat i kishin nuhatur bluzet pas ushtrimeve fizike dhe kishin treguar se sa shumë ju kanë pëlqyer, çfarë arome kanë pasur, etj.

Sipas femrave, meshkujt të cilët kishin ngrënë shumë pemë e perime automatikisht kishin pasur djersë me aromë më të mirë, ndërsa sasitë e mëdha të konsumimit të karbohidrateve kishin qenë të ndërlidhura me aroma të forta dhe më pak të kënaqshme. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Plutoni hyn sot në Ujor dhe do të qëndrojë deri në vitin 2043, çfarë nënkupton kjo dhe tek cilat shenja do të ndikojë?

Plutoni hyn sot në Ujor dhe do të qëndrojë deri në vitin 2043, çfarë nënkupton kjo dhe tek cilat shenja do të ndikojë?

Astrologji
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për të gjetur dashurinë këtë vit

Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për të gjetur dashurinë këtë vit

Astrologji
Parandaloni lagështinë në dritare me një truk pesë-minutësh

Parandaloni lagështinë në dritare me një truk pesë-minutësh

A e dini se...
Shtëpia e familjes më të pasur në botë është një tronditje për të gjitha shqisat: Atë që posedojnë, askush nuk mund ta ëndërrojë

Shtëpia e familjes më të pasur në botë është një tronditje për të gjitha shqisat: Atë që posedojnë, askush nuk mund ta ëndërrojë

Dizajn dhe Arkitekturë
Tre zgjidhje elegante për një jetë më të thjeshtë

Tre zgjidhje elegante për një jetë më të thjeshtë

Lifestyle
Tri mënyra se si ankthi ndikon në intimitet

Tri mënyra se si ankthi ndikon në intimitet

Intimitet dhe Pasion
Kalo në kategori