LAJMI I FUNDIT:

Në pritje të dënimit për grabitjen e 12 mijë eurove, nga çanta e një gruaje në Gjakovë (Video)

Në pritje të dënimit për grabitjen e 12 mijë eurove, nga çanta e një gruaje në Gjakovë (Video)

Prokurorja kërkoi dënimin e tre personave që grabitën me forcë para, stoli ari dhe një iphone 6 nga një grua në Gjakovë.

Grabitja kishte ndodhur më 2 tetor të vitit të kaluar, ndërsa sipas aktakuzës, Vlora Zekës, te hyrja e banesës së saj, nga çanta e krahut i ishin marrë me forcë 12 mijë euro, stoli ari në vlerën e 1100 eurove dhe një iphone 6.

“Nuk është kontestuese se ata janë takuar atë natë në kafe te hoxhët, kanë pirë kafe dhe kanë realizuar planin e tyre, andaj i propozoj gjykatës që të akuzuarit Mentor Dedaj, Manol Dedaj dhe Nikollë Prenkaj të shpallen fajtorë për veprën penale të grabitjes”, tha prokurorja Shpresa Bakija.


Por, Agim Muhaxhiri, avokati i Mentor Dedës, tha se nuk është vërtetuar që i mbrojturi i tij ka kryer grabitjen.

Kundër aktakuzës foli edhe Flamur Kelmendi, avokati i Manol Dedës. Ndërsa, mangësi në aktakuzë gjeti edhe avokati Driton Dobruna që në këtë proces mbron Nikollë Prenkajn.

Gjykata Themelore në Gjakovë nesër do të shpallë vendimin për këtë gjykim. /kallxo.com/

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë

Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë

Siguri
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori