LAJMI I FUNDIT:

Të Gjelbërit e Evropës përkrahin RDM-në kundër hapjes së xeheroreve

Të Gjelbërit e Evropës përkrahin RDM-në kundër hapjes së xeheroreve

Në organizim të RDM-Ripërtrirja Demokratike e Maqedonisë, sot u mbajt Konferencë ndërkombëtare rreth përvojave të të Gjelbërve të Evropës kundër ndotjes nga xeheroret, përcjell Telegrafi Maqedoni. Në Konferencë krahas kryetares së RDM, Liljana popvska, morrën pjesë edhe delegatë nga Partia e të Gjelbërve Evropianë, e udhëhequr nga Reinhard Bütikofer, bashkëkryetar dhe deputet në Parlamentin Evropian.

“Partia e të Gjelbërve Evropianë shprehu përkrahjen e saj në luftën e RDM dhe të gjithë nismave qytetare ekologjike kundër hapjes së xeheroreve në pjesën jug-lindore të vendit, që janë të dëmshme për shëndetin e njeriut dhe seriozisht e dëmtojnë mjedisin jetësor”, tha Popovska.


Në fjalimin e saj Popovska poashtu theksoi se në procedurat e dhënies së koncesioneve për hapjen e xeheroreve ka thyerje të ligjit në së paku katër ministri – Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, Ministria e Mjedisit Jetësor, Ministria e Bujqësisë dhe ajo e Ekonomisë dhe shtoi se hapja e xeheroreve në atë rajon mund të shkatërrojë bujqësinë dhe turizmin, degët kryesore ekonomike me të cilat merren banorët vendorë.

Bashkëkryetari i PGJE-së, Reinhard Bütikofer tha se ata pa rezervë përkrahin luftën e RMD-së kundër hapjes së xeheroreve të bakrit, argjendit dhe arit dhe se Maqedonia duhet të respektojë disa dokumente dhe rezolucione që kanë të bëjnë me këto tema me qëllim të synimeve të Maqedonisë për t’u bërë pjesë e BE-së./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Knaus

Knaus "godet" sërish: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri

"Intimidimi i gazetares", deputeti Dimal Basha reagon pas kritikave të AGK-së dhe RTK-së

Lajme
Kalo në kategori