LAJMI I FUNDIT:

Identifikohen 11 vetura të dyshuara për shmangie të obligimeve doganore

Identifikohen 11 vetura të dyshuara për shmangie të obligimeve doganore

Policia e Kosovës për rajonin e Mitrovicës ka njoftuar se Njësia rajonale e auto-krimeve, në kuadër të Drejtorisë Rajonale në këtë qytet, ka realizuar një kontroll në një lokacion, ku kryesisht ushtrohet veprimtari e shitjes së pjesëve të automjeteve.

Veprimet policore ishin ndërmarrë në përputhje me autorizimet përfshirë edhe autorizimin nga Prokuroria Themelore e Mitrovicës, me ç’ rast kontrolli është realizuar në zonën e Vushtrrisë, në një nga depo ku ushtrohet veprimtari e çmontimit dhe shitjes së pjesëve të veturave.

Hetuesit policorë mbi dyshimet e ngritura nga shfrytëzuesi i veturave kanë marrë dokumentacionin  përkatës të secilës veturë, njëherit është kërkuar nga autoritetet doganore të specifikojë të dhënat për secilën veturë. Nga autoritetet doganore është raportuar se dokumentacioni i 11 veturave  ka rezultuar i dyshuar për shmangie të obligimeve doganore, vlera e të cilave kalon shumën mbi 17 mijë  euro.


Me të gjitha veprimet është njoftuar prokurori i çështjes, i cili ka sugjeruar që ndaj pronarit të depos  të iniciohet procedurë për vepër penale ’shmangie të obligimeve doganore’./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Grabitet nën kërcënimin e armës një institucion mikrofinanciar në Prishtinë

Grabitet nën kërcënimin e armës një institucion mikrofinanciar në Prishtinë

Kronika e Zezë
Restaurimi i veturës së presidentit historik Ibrahim Rugova, fotografi nga ekspozimi para bustit të tij

Restaurimi i veturës së presidentit historik Ibrahim Rugova, fotografi nga ekspozimi para bustit të tij

Lajme
Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me

Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit

Lajme
Arrestohet njëri nga dy të dyshuarit për grabitjen e sotme, dyshohen për të njëjtën vepër edhe më 17 janar

Arrestohet njëri nga dy të dyshuarit për grabitjen e sotme, dyshohen për të njëjtën vepër edhe më 17 janar

Kronika e Zezë
Sela: Albin Kurti po bën punën e

Sela: Albin Kurti po bën punën e "djallit", nuk është ai që e kam njohur

Politikë
Shkelen rregullat zgjedhore, PZAP ka shqiptuar 125 mijë euro gjoba për subjektet politike

Shkelen rregullat zgjedhore, PZAP ka shqiptuar 125 mijë euro gjoba për subjektet politike

Lajme
Kalo në kategori