LAJMI I FUNDIT:

Konfiskohen 31 kilogram marihuanë në Ohër (Video)

Konfiskohen 31 kilogram marihuanë në Ohër (Video)

Gjithsej 31.3 kilogram marihuanë janë zbuluar dhe konfiskuar gjatë kontrollimeve në një barakë në afërsi të kampit “Andon Dukov” në Ohër.

Siç informojnë nga MPB, aksioni është realizuar mbrëmë pas marrjes së urdhërit gjyqësor. Gjatë kontrolleve të barakës në pronësi private, janë zbuluar edhe dy persona nga Ohri, njofton Telegrafi Maqedoni.


“Personat janë arrestuar dhe është vërtetuar se ata kanë qenë në burgun e Strugës, për shkak se më herët kanë qenë të dënuar për vepra penale ‘shitje të drogës'”, thonë nga MPB./Telegrafi/