LAJMI I FUNDIT:

Gruevski: Qeveria e re shkarkon në mënyrë joligjore dhe nuk merret me investime të huaja

Gruevski: Qeveria e re shkarkon në mënyrë joligjore dhe nuk merret me investime të huaja

Lideri i OBRM-PDUKM-së opozitare, Nikolla Gruevski sot vlerësoi se Qeveria pa të drejtë shkarkon nga puna dhe vendon kuadro tjerë të papërshtatshëm, përcjell Telegrafi Maqedoni.

‘Për shembull, emërime me arsim jo përkatës – kërkohet kuadër me fakultet të bujqësisë, pranohet me fakultet të makinerisë ose emërim me arsim të nivelit jo përkatës – kërkohet me arsim të lartë të kryer, emërohen persona me shkollë të mesme’, tha Gruevski.


Ai poashtu tha se ka shembuj për këto raste që i përmendë, si dhe raste të shkarkimeve nga institucioni jo përkatës sipas ligjit, aty ku duhet të bëj shkarkim Kuvend, e bën Qeveria.

Sipas tij, në këto dy muaj e gjysmë, që kur funksionon Qeveria e re, ardhja e investimeve të huaja ka ndërprerë plotësisht, ku tha se në pesë muajt e parë të vitit, edhe pse në vend kishte krizë të thellë politike, qeveri teknike, ai ka rritur të nënshkruajë marrëveshje për ndërtimin e gjashtë fabrikave të reja që nënkupton 3.300 vende të reja pune.

Qeveria e re nuk ka interes për tërheqje të investimeve të huaja, sepse kjo qeveri nuk ka kuadër kompetent për tërheqjen e investimeve të huaja të cilët dinë se si bëhet puna./Telegrafi/