Në Kosovë, ndonëse pacientëve u shkelen të drejtat e tyre, shumë nga ta nuk kanë njohuri se ata mbrohen me ligj. Dhe, kjo shkelje bën që profesionistët shëndetësorë, t’i përsërisin shkeljet në mungesë ndëshkimi. Kjo ka dalë sipas një hulumtimi të bërë nga Shoqata për të Drejtat e Pacientëve e Kosovës.
Besim Kodra, udhëheqës i kësaj shoqate, tha se Ministria e Shëndetësisë asnjëherë nuk ka bërë fushata vetëdijësuese, për t’i njoftuar pacientët me të drejtat që i kanë, si dhe për të rritur transparencën brenda institucioneve publike shëndetësore.
“Në bazë të disa hulumtimeve që ne i kemi bërë, pacientët kanë shumë pak njohuri për të drejtat e tyre që kanë në institucione publike shëndetësore, andaj edhe brenda institucioneve jo rrallë shkelen të drejtat e pacientëve. Është edhe një vërejtje e madhe për Ministrinë e Shëndetësisë që nuk i promovon të drejtat e pacientëve përmes fushatave vetëdijësuese , duke mbrojtur të drejtat e pacientëve dhe duke rritur transparencën e institucioneve publike shëndetësore”.
“Ne marrim ankesa të vazhdueshme nga pacientët në dy zyre që ne i kemi, por masat ndëshkuese për stafin janë të ulëta, dhe kjo nuk e përmirëson trajtimin e pacientëve në institucione publike, përkundrazi imbulon ata t’i përsërisin shkeljet e tyre”, deklaroi Kodra.
Qytetarë të anketuar në lidhje me atë se sa kanë njohuri si pacientë për të drejtat e tyre, ka rezultuar se ata nuk dinë dhe nuk kanë dëgjuar se kanë të drejtë ankese në ndonjë adresë të caktuar për shkelje të drejtash.
Luljeta Sadiku, 24-vjeçare, e cila studion Ekonominë në Universitetin e Prishtinës, tha të mos ketë dëgjuar për të drejtat e pacientëve që mbrohen me ligj.
“Mendoj se nuk respektohen të drejtat e pacientëve, e sa për atë se mbrohen me ligj, unë nuk kam dëgjuar. Por, duke e marrë parasysh trajtimin që iu bëhet shpeshherë pacientëve, mendoj se shërbimet cilësore janë nën nivel. Ndoshta këtu nuk kanë faj vetëm mjekët, por edhe në përgjithësi sistemi i mangët, me shumë boshllëqe mendoj se i bën pacientët të ndihen jo komod”, tha Luljeta.
Në Ministrinë e Shëndetësisë, ndërkaq, thanë se në gjashtë mujorin e parë të këtij viti, përmes linjës falas për qytetarë, që kanë të drejtë ankese, kanë pranuar rreth 60 ankesa të natyrave të ndryshme.
Lulzim Hoti, zyrtar për informim në këtë ministri, jep më shumë hollësi.b“Linja falas është themeluar në vitin 2013 dhe është falas për qytetarët 24 orë. Ajo pranon ankesa dhe i procedon ato. Gjatë këtij viti, në gjashtë mujorin e parë kemi proceduar 60 ankesa dhe 90 për qind tashmë janë proceduar. Kryesisht, ankesat kanë qenë rreth mungesës së mjekut në vendin e punës, pastaj referimi i pacientëve në ordinanca private të caktuara, përdorimi i barnave pa banderola e të tjera”.
Ndonëse institucionet publike shëndetësore janë të obliguara me Ligjin për Shëndetësi që t’i vendosin në hapësira spitalore kartat e të drejtave të pacientëve, këta të fundit duket se nuk i kanë vërejtur, bazuar në hulumtimet e bëra për njohurit rreth të drejtave të tyre. /Rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?