LAJMI I FUNDIT:

Gjykata refuzon ta mbyllë çështjen Polanskit për përdhunimin e të miturave (Video)

Gjykata refuzon ta mbyllë çështjen Polanskit për përdhunimin e të miturave (Video)

Një gjykatë në Los Angeles e ka refuzuar kërkesën për mbylljen e çështjes gjyqësore kundër regjisorit Roman Polanski, i cili është i akuzuar për përdhunim.

Ajo që bëri kërkesën ishte Samantha Geimer, e njëjta që sipas akuzës së vitit 1977, i ishte nënshtruar dhunës seksuale nga Polanski, kur ishte vetëm 13 vjeçe.


Regjisori, fitues i Oscarit do të arrestohet nëse shkel në tokën amerikane
Lexo po ashtu Regjisori, fitues i Oscarit do të arrestohet nëse shkel në tokën amerikane

Geimer, tashmë 54 vjeçare, i ka thënë gjykatës se e kishte falur regjisorin polak dhe se donte ta linte pas krahëve ngjarjen. Por, gjykatësi vendosi se dëshmia e gruas ishte provë e dëmit të rëndë që i ishte bërë asaj dhe se Polanski duhej të përballej me drejtësinë, transmeton Top Channel.

Regjisori i famshëm u arratis në Francë pasi u akuzua se kishte droguar e më pas përdhunuar atëherë 13-vjeçaren, në vitin 1977. Duke qenë sa ka shtetësinë franceze nuk mund të ekstradohet në vend.

Në muajin qershor, Geimer i kërkoi gjykatës të pezullonte çështjen për hir të saj, por gjyqtari Skot Gordon vendosi të premten se nuk mund ta mbyllte atë vetëm sepse kjo do të ishte në interes të viktimës.

Vendimi vjen disa ditë pasi një grua tjetër deklaroi se ishte ngacmuar seksualisht nga Polanski në vitin 1973, kur ishte 16 vjeçe. Në një reagim, avokati i regjisorit franko-polak tha se klienti i tij ishte zhgënjyer nga vendimi, por theksoi se ai nuk do të rikthehej në SHBA.

Në trend Magazina

Më shumë
Videot ironizuese të Rina Krasniqit me këngët dhe tekstet e estradës bëhen virale në rrjetet sociale

Videot ironizuese të Rina Krasniqit me këngët dhe tekstet e estradës bëhen virale në rrjetet sociale

Magazina
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina

"The New York Times" shkruan për ekspozitën e Petrit Halilajt në NYC: Një artist nga Kosova merr fluturimin

Magazina
Banorët shohin natën e parë të BBVA 3, Juli shpërthen në lot kur pa të atin: Para se të vdiste, ai më tha mos e tradhto Julin e vërtetë

Banorët shohin natën e parë të BBVA 3, Juli shpërthen në lot kur pa të atin: Para se të vdiste, ai më tha mos e tradhto Julin e vërtetë

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Kalo në kategori