LAJMI I FUNDIT:

Risteski: Vendimi i gjykatës është absurd

Risteski: Vendimi i gjykatës është absurd

Gjykata themelor e Prilepit pa mos kryer proces në të cilin do të përballeshin argumentet, vetëm e vërtetoi kallëzimin e lëshuar nga Prokuroria Themelore Prilep, edhe pse i njejti është absurd dhe ndaj tij kam dorëzuar ankesë, kështu që vendimi i gjyqit mund të konsiderohet sikur nuk është sjellë, tha në reagimin e tij kryetari i komunës së Prilepit për vendimin e sotëm të gjyqit për t’a dënuar me pagesë të dëmshpërblimit për vepër të kryer ‘Punë e pandërgjegjshme në shërbim’, pas kallëzimeve penale nga avokati Zharko Stevanovski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Risteski, që është shpallur i fajshëm për shkak se, si person zyrtar dhe përgjegjës me veprimet e pandërgjegjshme në kryerjen e funksionit kryetar i komunës nuk ka siguruar mbrojtje të drejtë dhe ligjore të pronës së komunës, beson se pas kryerjes së procesit gjyqësor ai do të shpallet i pafajshëm.

Dënohet kryetari i komunës së Prilepit


‘Dëmin ndaj ndërtesës së komunës e shkaktuan persona tjerë gjatë kohës së revolucionit laraman dhe nga ato duhet të kërkohet përgjegjësi. Unë si Kryetar i Komunës së Prilepit e kam zbatuar nenin 50 të Ligjit për vetëqeverisje lokale duke siguruar mbrojtje të ndërtesës së Komunës me shërbim për sigurim dhe video mbikëqyrje’, tha Risteski.

Ai është i bindur se gjithë këta procese bëhen për diskreditimin e personalitetit të tij, vetëqeverisjes lokale dhe gjithë projekteve të realizuara në qytetin e Prilepit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori