LAJMI I FUNDIT:

Yjet që parashikuan vdekjen e tyre të hershme

Yjet që parashikuan vdekjen e tyre të hershme

Testamenti është gjëja e fundit me të cilin ju tregoni njerëzve se çfarë të bëjnë pasi të vdesësh. Një praktikë të tillë e bëjnë edhe yjet e shoubiznesit, por disa prej tyre vërtet të tronditin me amanetet e tyre.

Ata sikur e kishin parashikuar vdekjen e tyre të hershme. Ne ju sjellim disa nga kërkesat më të çuditshme të disa prej figurave të famshme, të cilat më nuk janë në mesin tonë.

Legjenda e Hollivudit Marilyn Monroe në testamentin e saj kishte shkruar se të gjithë gjërat dhe rrobat, përveç parave, ia lë mësuesit të saj të aktrimit dhe ashtu kishte ndodhur pas vdekjes së saj të papritur. Mirëpo, personi në fjalë nuk kishte bërë asgjë me këto gjësende. Mirëpo, kur ai kishte vdekur në vitin 1982 gruaja e tij i kishte vënë ato në ankand dhe kishte fituar para të majme nga shitja e tyre, transmeton “Zeri.info”


Aktorja tjetër Farrah Fawcett, e njohur për rolin e saj në serinë “Charlie’s Angels”, tërë pasurinë e saj ia kishte lënë djalit të saj, derisa për të dashurin e saj Ryan O’Neal, me të cilin ishte në lidhje për më shumë se 20 vjet nuk kishte lënë asnjë cent, me arsyetimin se ai nuk i ka ofruar asaj asgjë derisa ishin në lidhje.

Këngëtari Kurt Cobain, i cili e kishte vetëvrarë veten, në testamentin e tij kishte shkruar se e bija e tij Frances dhe bashkëshortja Courtney do të jenë më mirë pa të, pasi do të fitojnë shumë para nga vdekja e tij sesa që do të bënte ai nga muzika. Por ai kishte shkruar se nëse gruaja e tij vendos të martohet me dikë tjetër, atëherë ajo nuk merr asnjë cent.

Reperi i famshëm Tupac në testamentin e tij kishte lënë amanet që trupi i tij të digjej dhe më pas hiri i tij të përzihej me marihuana dhe pastaj t’u jepet anëtarëve të bandës së tij, të njohur si “The Outlawz” që ta tymosin. Në testamentin e Whitney Houston shkruante se ajo pas vdekjes kërkon që trupi i saj të digjet dhe pastaj hiri i saj të futej në një vazo dhe të hidhej në mes të detit. Ky amanet nuk është përfillur, pasi është varrosur.

Amy Winehouse njihet për varësinë e saj ndaj drogës dhe alkoolit, ndërsa në testamentin e saj ajo ka kërkuar që nëse vdes gjatë varrimit të pranishmit të çojnë nga një gotë raki. Aktorja Brittany Murphy kishte kërkuar që të vishej me fustan nusërie kur të varroset. Dhe pikërisht me një fustan të tillë edhe është varrosur.

Në trend Magazina

Më shumë
“Nuk mund të të marr seriozisht, sepse je veshur si unë

“Nuk mund të të marr seriozisht, sepse je veshur si unë", Gjesti vjen me një justifikim të çuditshëm gjatë debatit të tyre

Magazina
Klajdi përlotet nga pamjet e shtëpisë së tij të rinovuar  nga “Fundjavë Ndryshe”

Klajdi përlotet nga pamjet e shtëpisë së tij të rinovuar nga “Fundjavë Ndryshe”

Magazina
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie

Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie

Magazina
Në vitin 2014, ajo tronditi Evropën me fitoren në 'Eurovision', si duket sot Conchita Wurst?

Në vitin 2014, ajo tronditi Evropën me fitoren në 'Eurovision', si duket sot Conchita Wurst?

Magazina
Pas përplasjeve, Gjesti i lutet Eglit që ta presë, banorja: Po më ftohet ndjenja, je duke manipuluar

Pas përplasjeve, Gjesti i lutet Eglit që ta presë, banorja: Po më ftohet ndjenja, je duke manipuluar

Magazina
Paris Hilton shkëlqen me një fustan transparent para ‘Grammys’

Paris Hilton shkëlqen me një fustan transparent para ‘Grammys’

Magazina
Kalo në kategori