LAJMI I FUNDIT:

Ministri Ademi takon banorët e Rostushës, Qendrës Zhupë dhe Dibrës

Ministri Ademi takon banorët e Rostushës, Qendrës Zhupë dhe Dibrës

Ministri në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë i angazhuar për diasporë, dje realizoi takime me banorët e Rostushës, Qendrës Zhupë dhe Dibrës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në këto takime ministri Ademi ka informuar banorët e këtyre rajoneve për hapat konstruktivë që ndërmerr Qeveria për diasporën, informojnë nga kabineti i ministrit Ademi.


Ai tha se është interes i përbashkët krijimi i urës që do të lidh diasporën dhe Maqedoninë, ku qëllimi përfundimtar do të ishte involvimi i vërtetë i diasporës në proceset e vendit.

Në takime kanë qenë të pranishëm edhe mërgimtarë që jetojnë dhe punojnë në vendet evropiane dhe tejoqeanike ku kanë shkëmbyer mendime për tema që janë me rëndësi të posaçme për mërgimtarët./Telegrafi/