LAJMI I FUNDIT:

Në rrezik fondi i peshqve në liqenin Kalimanci

Në rrezik fondi i peshqve në liqenin Kalimanci

Për shkak të thatësisë dhe zvogëlimit të madh të nivelit të ujit në liqenin Kalimanci, në rrezik të madh janë peshqit e liqenit, përcjell Telegrafi Maqedoni. Situata me fondin e peshqve është alarmante dhe ekziston mundësi e zhdukjes së tyre, tha Goran Stoimenovski nga shoqata e peshkatarëve ‘Sharan’ nga Makedonska Kamenica.

‘Situata është alarmante, ndërsa peshqit e vegjël të lëshuar si fond i ri në liqen është zhdukur pasi që konsumohet nga peshit më më të mëdhenje. Situatë të këtillë nuk kemi pasur deri më tani. Niveli shumë i ulët i ujit e shkakton këtë proces në liqen dhe nëse vazhdon kështu, pjesa më e madhe e fondit të peshqve do të zhduket’, tha Stoimenovski.

Ai apeloi deri te institucionet relevante të ndërmarin masa konkrete për të shpëtuar fondin e peshqve në këtë liqen.

Nga Ekonomia e ujërave Bregallnicë informojnë se thatësirë të këtillë nuk ka pasur në 30 vitet e fundit dhe thonë se ‘Ekonomia e ujërave’ janë të obliguar të rrespektojnë detyrimet e tyre ligjore, sipas së cilës uji nga penda si dedikim parësor ka ujitjen dhe mbrojtjen nga vërshimet e më pas mund të bëhet fjalë për sende tjera./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nisin lëvizjet e para për njohjen e gjuhës shqipe, Google po shton Kosovën në programin e verifikimit të reklamuesve

Nisin lëvizjet e para për njohjen e gjuhës shqipe, Google po shton Kosovën në programin e verifikimit të reklamuesve

Lajme
Mbi 33 kg ari të sekuestruar, publikohen pamjet nga aksioni në argjendaritë e Gjilanit

Mbi 33 kg ari të sekuestruar, publikohen pamjet nga aksioni në argjendaritë e Gjilanit

Lajme
Policia arreston gjashtë persona në Gjilan, sekuestron mbi 33 kilogramë ari dhe mijëra euro

Policia arreston gjashtë persona në Gjilan, sekuestron mbi 33 kilogramë ari dhe mijëra euro

Kronika e Zezë
Tentoi të fuste në Kosovë pije alkoolike nga Serbia, dogana sekuestron mallrat

Tentoi të fuste në Kosovë pije alkoolike nga Serbia, dogana sekuestron mallrat

Lajme
Osmani takim me presidentin e El Salvadorit: Vendet tona kanë potencial të madh për bashkëpunim

Osmani takim me presidentin e El Salvadorit: Vendet tona kanë potencial të madh për bashkëpunim

Lajme

"20 mijë euro për statusin e viktimës së luftës", rrëfimi i të mbijetuarës së masakrës së Abrisë

Lajme
Kalo në kategori