LAJMI I FUNDIT:

Dua Lipa me tjetër rekord! E para femër që renditet me këngë solo në pozitën e parë në “Official UK Charts” pas Adeles (Video)

Dua Lipa me tjetër rekord! E para femër që renditet me këngë solo në pozitën e parë në “Official UK Charts” pas Adeles (Video)

Një tjetër sukses i madh për Dua Lipën!

Urime të shumta për këngëtaren, e cila kësaj here ngjitet në vendin e parë në top listat e kësaj jave në Mbretërinë e Bashkuar, me ç’rast i jep fund një mungese të gjatë solo artisteve femra qe ngjiten ne majat e top listave.


Dua Lipa e pandalshme, vendin e parë edhe në Spotify (Foto)
Lexo po ashtu Dua Lipa e pandalshme, vendin e parë edhe në Spotify (Foto)

Hiti i fundit i Duas “New Rules”, kapërcen nga vendi i pestë në të parin, duke e bërë Duan kështu artisten e parë femër që ngjitet në këtë pozitë pas dy vitesh, që nga koha kur kënga “Hello” e Adeles, kishte marre vendin e parë në tetor të vitit 2015.

“New Rules” e Dua Lipës është numri një për herë të parë, i ndjekur nga dy suksese te tjera të këngëtares, “No Lie” me Sean Paul, dhe “Be the One’, të cilat gjithashtu ishin në top 10, por jo në pozitën e parë.

Albumi i saj debutues i lëshuar në qershor, renditet i shtati në top 10 albumet më të mira të kësaj jave.

Dua Lipa, tash fytyrë e brendit të njohur të veshjeve (Foto)
Lexo po ashtu Dua Lipa, tash fytyrë e brendit të njohur të veshjeve (Foto)

Dua përmes “Official Cgarts.Com”, ka thënë: “Faleminderit shumë që keni mbështetur “New Rules”. Ne jemi zyrtarisht numri 1, faleminderit që e keni shpërndarë këngën time me miqtë tuaj, që e keni dëgjuar dhe që e keni shkarkuar atë. Ju dua shumë dhe kjo do të thotë shumë për mua”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Shpërthejnë komentet negative, menjëherë pas eliminimit të Meriton Mjekiqit nga gara

Shpërthejnë komentet negative, menjëherë pas eliminimit të Meriton Mjekiqit nga gara

Magazina
Finalja e BBVA 3, Julian Deda dhe Heidi Baci në televotim

Finalja e BBVA 3, Julian Deda dhe Heidi Baci në televotim

Magazina
Meriton Mjekiqi largohet i pari nga pesë finalistët, humb garën për çmimin e madh

Meriton Mjekiqi largohet i pari nga pesë finalistët, humb garën për çmimin e madh

Magazina

"Ka qenë një ndër momentet më të vështira për ne", babai i Meritonit flet për herë të parë për Ilnisën dhe nominimin e fortë me Eglën

Magazina
Xhensila reagon pas këngës së fundit të Besit me Elin: Fajin ty ta hedh, edhe vetes t'i besosh

Xhensila reagon pas këngës së fundit të Besit me Elin: Fajin ty ta hedh, edhe vetes t'i besosh

Magazina
“Jam në një proces gjyqësor me dy persona” – Sara Gjordeni habit me deklaratën në Tapetin e kuq të natës finale

“Jam në një proces gjyqësor me dy persona” – Sara Gjordeni habit me deklaratën në Tapetin e kuq të natës finale

Magazina
Kalo në kategori