MOST: OBRM-PDUKM dhe Veljanoski kanë keqpërdorur seancën konstituive
Asociacioni qytetar MOST në raportin e dytë të projektit “Qytetarët të përfshirë për Kuvend përgjegjës dhe transparent” ka konstatuar keqpërdorime nga deputetët e OBRM-PDUKM-së dhe nga kryesuesi i seancës konstituive, Trajko Veljanovski.
Në raportin e publikuar qëndron se për herë të parë në historinë e Maqedonisë parlamentare seanca konstituive ka zgjatur 22 ditë pune në periudhë prej pesë muajsh, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas MOST, zvarritja e seancës konstituive është meritë e shkeljeve të shumta të Rregullores që ka shkaktuar anulim të ndërrimit të pushtetit, gjegjësisht paralizë të pushtetit ligjvënës dhe ekzekutiv. Seanca konstituive ka përunduar pesë muaj nga fillimi, me çrast për aq është anuluar edhe formimi i qeverisë së re.
“Arsyeja për këtë është keqpërdorimi i të gjithë llojeve të fjalimeve nga deputetët: diskutim, replikë, kundër-replikë dhe fjalim procedural. Të gjithë deputetët nga koalicioni i OBRM-PDUKM-së (51) janë paraqitur për të folur, prej të cilëve 16 e kanë shfrytëzuar të drejtën e diskutimit deri më 27 prill. Vetëm njëri nga folësit i është përmbajtur pikës së rendit të ditës – zgjedhja e Komisionit për çështje zgjedhore dhe emërime. Rregullorja është shkelur në 1.566 nga gjithsej 1.812 fjalime (86 për qind) ndërsa më së shumti është shkelur nga ana e deputetëve të koalicionit të OBRM-PDUKM-së, me 1.352 shkelje (86 për qind nga numri i përgjithshëm i shkeljeve), pason LSDM-ja me 148 shkelje (9 për qind nga numri i përgjithshëm i shkeljeve)”, thuhet në raportin e MOST.
Ky është raporti i dytë nga monitorimi i punës së Kuvendit që e përgatit MOST, ndërsa lëndë e observimit është seanca konstituive, gjegjësisht fjalimet e deputetëve dhe mënyra me të cilën kryesuesi e ka udhëhequr seancën.
Projekti “Qytetarë të përfshirë për Kuvend përgjegjës dhe transparent” do të realizohet deri në mars të vitit 2018 dhe parashikon publikim të raporteve periodike për indeksin e përgjegjësisë, transparencës dhe produktivitetit të Kuvendit të cilët duhet t’i informojnë opinionin, mediat dhe organizatat qytetare për punën e deputetëve, si dhe për mënyrën me të cilën Kuvendi e ushtron rolin e saj të rregulluar me Kushtetutën e Maqedonisë./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëThemelorja konfirmon aktakuzën ndaj Agron Mustafës, ngarkohet se i shkaktoi dëm afër 7 milionë euro Telekomit
Kurti optimist, shpjegon se si do ta menaxhojë sfidën për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Plagosen dy persona në Ferizaj
Takimi i Kurtit me Baerbock, Ministria e Jashtme Gjermane: U diskutua se si t’i hapet rruga anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë