LAJMI I FUNDIT:

Ministria e Kulturës do të hetojë harxhimet nga kartelat zyrtare të funksionarëve të kaluar

Ministria e Kulturës do të hetojë harxhimet nga kartelat zyrtare të funksionarëve të kaluar

Departamenti për revizion të brendshëm pranë Ministrisë së Kulturës në mënyrë të detajuar do ta hetojë harxhimin e mjeteve nga kartekat zyrtare prej vitit 2011 e deri tani.

Nëse konformohen lëshime dhe parregullsi, për to do të njoftohen organet kompetente, të cilat janë të obliguara për veprim të mëtejshëm dhe ngritjen e procedurave adekuate kundër të gjithë personave të involvuar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga Ministria e Kulturës thonë se paralajmërimi për hetim të hollësishëm të harxhimeve është pjesë e aktiviteteve konkrete të Ministrisë së Kulturës, pasi janë publikuar informata të karakterit publik për harxhimet përmes kartelave zyrtare të bartësve të funksioneve më të larta në strukturat e këtij resori nga viti 2011 deri tani.


“Veçmë po ndërmerren aktivitete konkrete për konfirmimin e mënyrës, në të cilat janë shfrytëzuar kartela nga ana e funksionarëve dhe të gjithë personave të autorizuar nga kabinetet e tyre në këtë resor për këtë periudhë. Do të donim të përkujtojmë opinionin se kartelat zyrtare u janë ndarë funksionarëve për harxhime lidhur ekskluzivisht me aktivitetet e tyre zyrtare dhe nevojat në rast kur kjo është me të vërtetë e paanulueshme, e jo për nevoja dhe harxhime personale”, thonë nga Ministria e Kulturës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Lajme
Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Lajme
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Lajme
Kalo në kategori