LAJMI I FUNDIT:

Procedurat ligjore për zgjedhjen e Prokurorit të ri

Procedurat ligjore për zgjedhjen e Prokurorit të ri

Pas shkarkimit të Prokurorit të deritanishëm publik, Marko Zvërlevski, Prokurorin e ri publik të Republikës së Maqedonisë, sipas Ligjit për Prokuror Publik e emëron Kuvendi me kërkesë të Qeverisë.

Sipas nenit 41 të këtij ligji, Kuvendi, me kërkesë të Qeverisë, shpall konkurs për Prokuror Publik të RM-së në ‘Gazetën Zyrtare të RM’ dhe në më së paku 2 gazeta ditore, nga të cilat njëra duhet të botohet në gjuhën të cilën e flasin së paku 20 për qind e qytetarëve që flasin gjuhë tjetër zyrtare përveç gjuhës maqedonase.

Afati për dorëzimin e fletëparaqitjeve është 15 ditë nga dita e shpalljes në ‘Gazetën zyrtare të RM’.


Nga ana tjetër, Këshilli i prokurorëve publik, me kërkesë të Qeverisë në afat prej 15 ditëve nga dita e pranimit të kërkesës, deri te kabineti qeveritar duhet të dorëzojë mendim pozitiv ose negativ në formë të shkruar për të gjithë kandidatët e paraqitur në konkurs që plotësojnë kushtet sipas Ligjit në fjalë, përcjell Telegrafi Maedoni. Nëse Këshilli për çfardoqoftë arsye nuk dorëzon mendim deri te Qeveria, afati zgjatet edhe 15 ditë, por nëse edhe pas atij afati Qeveria nuk pranon mendim për kandidatët, mendimi konsiderohet pozitiv.

Nga emrat që kanë marrë mendim pozitiv nga Këshilli i prokurorëve, Qeveria dorëzon kërkesë për emërim të Prokurorit publik të shtetit.

Mandati i Prokurorit publik të shtetit zgjat gjashtë vjet me të drejtë për riemërim./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori