LAJMI I FUNDIT:

Mirëqenia, Maqedonia e fundit në rajon

Mirëqenia, Maqedonia e fundit në rajon

Maqedonia duke u pozicionuar në vendin e 83-të, renditet e fundit në rajon sipas Indeksit të zhvillimit njerëzor. Para nesh janë Serbia në vendin e 66-të, Shqipëria në vendin e 75-të, por edhe Bosnja e Hercegovina në vendin e 81-të. Indeksi i Zhvillimit Njerëzor i OKB-së apo (UN Human Development Index-HDI), në çdo shtet vëzhgon Prodhimin e Brendshëm Bruto, gjegjësisht të ardhurat apo mirëqenien, jetën e gjatë dhe të shëndetshme, si dhe arsimin, shkruan gazeta KOHA. Në bazë të këtyre treguesve renditen edhe shtetet e ndryshme anëtare të OKB-së.

Të dhënat e fundit për Maqedoninë janë edhe më dëshpëruese, për shkak se si shtet shënojmë rënie për tetë vende në Indeksin e Zhvillimit njerëzor përgjatë periudhës 2010-2016. Derisa në vitin 2010 Maqedonia renditej në vendin e 71-të, tash kemi shënuar ulje në vendin e 83-të.

Sipas indikatorëve që përllogarit Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara, Indeksi i zhvillimit njerëzor është një metodë e standardizuar në vlerësimin dhe matjen e mirëqenies së një popullsie, duke qene një matje krahasuese e pasurisë, alfabetizimit të të rriturve dhe shkallës së


përfshirjes së nxënësve në arsimin e ulët, të mesëm dhe të lartë, edukimin, jetëgjatësinë e lindjeve dhe mirëqenien të matur përmes Prodhimit të Brendshëm Bruto për kokë banori, si dhe faktorëve të tjerë përcaktues për shëndetin e shoqërisë. Lista është e ndarë në katër grupe nga rreth 45 shtete të vlerësuara sipas shkallës së zhvillimit njerëzor. Maqedonia me vendin e 82-të, edhe pse është në grupin e dytë të vendeve me një zhvillim të lartë njerëzor për vitin 2016, pas grupit të shteteve me zhvillim “shumë të lartë njerëzor”, ajo megjithatë ngec në raport me të gjitha shtetet e rajonit. Para nesh janë Serbia në vendin e 66-të, Shqipëria në vendin e 75-të, por edhe Bosnja e Hercegovina në vendin e 81-të. Një zhvillim shumë më të madh se ne, në këtë tregues, kanë shtetet e rajonit si Mali i zi në vendin e 48-të, Kroacia në vendin e 45-të, ndërsa më mirë e renditur është Sllovenia në vendin e 25-të, duke kaluar bile Italinë që renditet në vendin e 26-të në botë.

Për vetë faktin se nuk është e njohur nga të gjitha anëtaret e OKB-së, në këtë renditje nuk figuron Kosova me të dhënat e saja respektive. Listën e kryeson Norvegjia me jetëgjatësi të pritshme prej 81.7 vjet, vitet e pritshme të shkollimit prej 17.7 vjet dhe të ardhura për kokë banori prej 67.614 dollarë. Sa për ilustrim Maqedonia ka pritshmëri të jetëgjatësisë prej 75.5 vjet, vitet e pritshme të shkollimit prej 12.9 vjet dhe prodhim të brendshëm bruto prej 12.405 dollarë për kokë banori.

Përndryshe Indeksi i zhvillimit njerëzor apo HDI, The UN Human Development Index paraqet një formulë që mat varfërinë , arsimin , mjeshtrinë e të shkruarit apo nivelin e të lexuarit dhe të shkruarit në një shtet, jetëgjatësinë dhe faktorët e tjerë në vendet e zhvilluara dhe vendet e botës së tretë. Mjaft analistë në bazë të kësaj formule i ndajnë shtete në të zhvilluara, në zhvillim dhe ato të botës së tretë. Autori kryesor i raportit, Selim Xhahan, thotë se lidhur me zhvillimin njerëzor fokusi duhet të vendoset në cilësinë para kuantitetit. “Një kohë të gjatë jemi marrë me kuantitetin e zhvillimit njerëzor dhe atë sa fëmijë shkojnë në shkollë, a kanë njerëzit jetë të gjatë dhe të shëndetshme, etj. Megjithatë tani ka ardhur koha të shtrojmë çështjen :” Në rregull , fëmijët vijojnë shkollën, por çka mësojnë atje? Një e treta e fëmijëve kanë problem me matematikën dhe leximin, edhe pse kanë përfunduar pesë klasë të arsimit themelor. Pra , çështja e cilësisë së arsimit paraqet problem në çdo shoqëri” , thekson Xhahan. Sipas tij, raporti thekson se një kohë të gjatë bota ka qenë nën tiraninë e mesatares. Për shembull, indeksi multidimensional i varfërisë tregon se një miliardë e gjysmë njerëz jetojnë në varfëri multidimensionale. Por, kur kjo ndahet në viset urbane dhe rurale, shikohet se nga ky total vetëm 11 për qind jetojnë në viset urbane, ndërsa 29 për qind në viset rurale, gjegjësisht se popullata rurale është tre herë më e varfër se ajo urbane që njëherazi demaskon edhe mesataren, shpjegon më tej Xhahan.

Rekomandohet që kreatorët e politikës në të gjitha shtetet e botës ato të fokusohen në ato grupe të njerëzve që janë në pozitën më të pavolitshme. “Kjo nënkupton që atyre grupeve duhet t’ju mundësohet të marrin pjesë në rritjen ekonomike, në punësim dhe të kenë qasje ndaj resurseve financiare. Këtu janë edhe çështjet e ndryshimeve klimatike, sëmundjes AIDS, si dhe procesit të zhvillimit në situatat e post-konfliktit. Duhet të nxitet forcimi i njerëzve, dhe mbrojtja e të drejtave të tyre, si dhe të ekzistojë përgjegjësi dhe transparencë e qeverisë dhe aktorëve të tjerë të zhvillimit. Pa forcimin e njerëzve , nuk do të arrihet zhvillimi human për të gjithë” , thekson Xhahan , autori kryesor i raportit të OKB-së për zhvillimin njerëzor.

Ndryshe, çdo vit që nga viti 1990, Raporti i Zhvillimit Njerëzor ka publikuar Indeksin e Zhvillimit Njerëzor, i cili u prezantua si një alternativë ndaj masave konvencionale të zhvillimit kombëtar, të tilla si niveli i të ardhurave dhe shkalla e rritjes ekonomike. HDI paraqet një shtytje për një përkufizim më të gjerë të mirëqenies dhe siguron një masë të përbërë prej tre dimensione bazë të zhvillimit njerëzor: arsim, shëndetësi dhe të ardhura. Nga shtetet e rajonit përgjatë periudhës 1990-1996, Mali i zi shënon rritje për një vend nga i 49-ti në të 48-in, Kroacia shënon përmirësim nga vendi i 51-të vendin e 45-të . Rënie më të madhe për 13 pozita shënon Bosnje e Hercegovina nga vendi i 68-të në vendin e 81-të. Serbia nga vendi i 66-të përmirësohet në vendin 60-të , ndërsa Shqipëria shënon rënie prej vendit të 64 në vendin e 75-të. Nga ana tjetër, Norvegjia në vitet e kaluara ka vazhduar të jetë në vendin e parë në botë lidhur me zhvillimin njerëzor.

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori