LAJMI I FUNDIT:

Kallëzim penal deri te PSP nga Mehmeti, Llatas dhe Talevska kundër biznesmenit Palevski

Kallëzim penal deri te PSP nga Mehmeti, Llatas dhe Talevska kundër biznesmenit Palevski

Ashtu siç u informua dje nga Telegrafi, biznesmeni Ljupço Palevski është marrë në pyetje informative katër orë nga PSP së bashku me avokatin e tij, duke mos komentuar asgjë pse ka qenë i ftuar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Palevski shkurt është deklaruar se bëhet fjalë për procedurë parahetimore. Ai dje u mbajt në stacionin policor në Kisella Vodë.

Jozyrtarisht, bëhet fjalë për përfshirjen e tij në lidhje me publikimin e bisedave të përgjuara në “YouTube” nën pseudonimin “Nikola Tesla”.


Nga PSP për “Makfaks”, thonë se ai është marrë në pyetje në kuadër të hetimeve paraprake dhe për këtë arsye nuk mund të zbulojë më shumë detaje. Nuk ka informacion as nga Gjykata Penale.

Bisedat private telefonike që gjenden ende në këtë rrjet social, janë ende të ish-deputetes Ermira Mehmeti, kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, kryetarit të PDSH-së, Menduh Thaçi, Hari Kostovit, biznesmenit Jordan Kamçev, redaktorëve të TV Sitel, Dragan Pavlloviq dhe Ivona Talevska, gazetares Olivera Trajkovska.

Përndryshe Ermira Mehmeti, Dragan Pavlloviq-Llatas dhe Ivona Talevska kanë ngritur kallëzim penal deri te PSP. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohet dëshmia e Hekuran Gjonit i cili vrau djalin e tij me thikë buke

Zbulohet dëshmia e Hekuran Gjonit i cili vrau djalin e tij me thikë buke

Lajme
Dëshmia e parë e portugezit Ruben Saraiva, i cili akuzohet për vrasjen e Ardian Nikulajt

Dëshmia e parë e portugezit Ruben Saraiva, i cili akuzohet për vrasjen e Ardian Nikulajt

Lajme
Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Nesër bëhet varrimi i tre fëmijve që humbën jetën nga shembja e objektit në Jabllanicë të Gjakovës

Nesër bëhet varrimi i tre fëmijve që humbën jetën nga shembja e objektit në Jabllanicë të Gjakovës

Lajme
Fshati Mirakë vetëm me 20 të moshuar: Do na gjejnë fëmijët të vdekur, ikën të gjithë

Fshati Mirakë vetëm me 20 të moshuar: Do na gjejnë fëmijët të vdekur, ikën të gjithë

Lajme
Kalo në kategori