LAJMI I FUNDIT:

UT organizon Kongresin ndërkombëtar të bujqësisë

UT organizon Kongresin ndërkombëtar të bujqësisë

Në bashkëpunim me Qendrën kërkimore-shkencore ‘Nobel’ nga Republika e Turqisë, Universiteti i Tetovës, prej 15 deri më 18 gusht 2017, në Shkup, organizon Kongresin ndërkombëtar të bujqësisë, përcjell Telegrafi Maqedoni. Mbi 100 studiues të kësaj fushe shkencore, nga Maqedonia dhe Turqia, do të marrin pjesë në kongres me punimet e tyre.

Në fjalën e tij për hapjesn solemne, Prorektori për Shkencë i UT-së, Prof.Dr.Hazir Pollozhani theksoi se qëllimi kryesor i këtij kongresi është që të prezantohen dhe diskutohen rezultatet e punës kërkimore-shkencore dhe të mundohet të bëhet transferimi sa më i mirë i arritjeve shkencore në fushën e bujqësisë, ushqimit dhe mjedisit në drejtim të një zhvillimi konstant dhe një bashkëpunimi afatgjatë ndërmjet studiuesve të kësaj fushe në Maqedoni me studiuesit nga rajoni dhe më gjërë.


Ndërsa, kryetari i Qendrës kërkimore-shkencore ‘Nobel’ nga Turqia, Prof.Dr.Mehmet Karatash, në fjalën e tij tha se ky kongres paraqet një platformë akademike ideale për hulumtuesit, për të paraqitur zbulimet më të reja, t’i shfaqin teknologjitë e reja në fushën e shkencave inxhinierike.

Në këtë kongres nga ana e profesorëve të Universitetit të Tetovës dhe atyre nga Republika e Turqisë do të debatohen tema nga fushat e shkencave natyrore, si: bujqësia, biologjia, mjekësia veterinare dhe teknologjia në agrikulturë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori