LAJMI I FUNDIT:

Shpërngulje të shumta drejtë Gjermanisë, të qytetarëve nga shtetet lindore të BE-së

Shpërngulje të shumta drejtë Gjermanisë, të qytetarëve nga shtetet lindore të BE-së

Sipas të dhënave nga Zyra Federale për Migracion dhe Refugjatë (BAMF), Gjermania në mënyrë masive po tërheq emigrantët nga shtetet lindore të Bashkimit Evropian, numri i të cilëve nga viti 2010 është trefishuar. Në mesin e tyre, në rritje është numri i emigrantëve nga Kroacia e më së shumti nga Polonia..

Në kuadër të së drejtës për lirinë e lëvizjes së punëtorëve në Bashkimin Evropian, në Gjermani vitin e kaluar shkuan për të punuar 634,000 njerëz nga vende të tjera të BE-së, 77 për qind të të cilëve janë nga nga shtetet e Evropës Lindore. Nga Polonia në vitin 2016 në Gjermani shkuan 42,000 persona, e në total janë më shumë se 700,000 prej tyre, transmeton Telegrafi.

Rreth gjysmë milionë rumunë po ashtu jetojnë dhe punojnë në Gjermani. Në bazë të të dhënave, nga Kroacia janë 331,000, e veç më 2016 shkuan 34,000 kroatë. Një fluks i madh i njerëzve është nga Bullgaria, nga i cili shtet në Gjermani, për shkak të punës, u zhvendosën 262,000 njerëz.


Emigracioni në Gjermani nga shtetet perëndimore anëtare të BE-së është shumë më i vogël, dhe ata nuk paraqesin as një të dhjetën e 4.3 milionë banorëve të shteteve të tjera të Unionit të cilët tani jetojnë dhe punojnë në Gjermani.

Emigrantët nga Evropa Lindore janë të rëndësishëm për funksionimin e industrisë ushqimore, posaçërisht për punë në thertore, në ndërtimin e anijeve, bujqësi, ndërtim, dhe në sistemin e kujdesit për të moshuarit.

Shumica e atyre që shkojnë në Evropë janë të rinjë, të arsimuar dhe të aftë të integrohen në tregun gjermanë të punës.

Tash po thyhet edhe miti se emigrantët po përdorin më shumë ndihmat sociale. Sipas statistikave të fundit, ndihmë sociale marrin 4.9 për qind e të shpërngulurve për dallim nga 7.3 për qind e gjermanëve. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi

"Edhe atëherë kishte media të lira", Peci: Refuzimi i aplikimit të KB “Krusha” në kohën e PAN-it nuk ka përbërë lajm

Ekonomi
Numër i vogël i inspektorëve në terren, jo të gjitha bizneset po kontrollohen

Numër i vogël i inspektorëve në terren, jo të gjitha bizneset po kontrollohen

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër

Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër

Ekonomi
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Ekonomi
Kalo në kategori