LAJMI I FUNDIT:

AAK: Në Pejë po ndodh rrënimi dhe politizimi i administratës

AAK: Në Pejë po ndodh rrënimi dhe politizimi i administratës

Dega e AAK-së në Pejë ka kritikuar qeverisjen komunale të drejtuar nga kryetari Gazmend Muhaxheri, se është duke rrënuar dhe politizuar administratën komunale dhe se po u bën presion shërbyesve civilë, duke vendosur madje edhe kamera vëzhgimi në hapësirat e objektit.

“Duke qenë të vetëdijshëm se ditët po u numërohen mbrapshtë, qeverisja komunale në ikje e Pejës, në krye me Gazmend Muhaxherin, po e rrënojnë, ngarkojnë dhe politizojnë seriozisht edhe administratën komunale”, thuhet në reagim.

Dega e AAK-së në Pejë bën të ditur se çdo ditë pranon informacione mbi shantazhet dhe presionet që u bëhen shërbyesve civil komunal dhe në dikasteret vartëse nga ana e stafit politik, përfshirë këtu edhe vetë kryetarin Muhaxheri dhe siç thuhet, “kryetarin” tjetër Shkumbin Gashin, drejtorët e tyre komunal, por edhe ndërhyrjet që u vijnë nga njerëz brenda strukturave partiake të LDK-së në Pejë e që gjatë tërë orarit të punës së administratës sorollatën korridoreve të komunës.


Për më tepër, Dega e AAK-së në Pejë konsideron se këto veprime nga ana e kreut komunal që vjen nga radhët e LDK-së, po bëhen nga frika e humbjes dhe paranoja politike, si mjet shantazhi dhe kontrolli politik, dëshira për të ushtruar presion, shantazh dhe mos efikasitet.

“Jemi dëshmitarë se Muhaxheri tash e sa kohë ka vendosur kamera të vëzhgimit në të gjitha hapësirat e objektit, duke e shndërruar kështu komunën në ‘Big Brother’. Po kamera, por ku? Kamera duhet të vendosen në zyrat e stafit politik, aty ku lulëzon korrupsioni, ku bëhen plane tenderësh, pazare e ndarje përqindjesh, aty ku përcaktohet fati i punësimeve mbi baza partiake”, thuhet më tej në reagim.

Një tjetër çështje alarmante për Degën e AAK-së në Pejë është edhe çështja e mbi 90 të punësuarve me kontratë mbi vepër nga ana e kryetarit Gazmend Muhaxherit, gjë e cila ndodh, siç thuhet, mbi bazën e gënjeshtrës elektorale në këmbim të një grushti votash, ndërsa të ‘punësuarit’ bien viktimë e tij e besimit dhe nevojës së tyre për punësim.

“Kjo është për dhembje. Duke e kuptuar nevojën për punësim dhe dështimin e Muhaxherit edhe në premtimet për vende pune, ne do t’i japim kah kësaj çështjeje që në ditët e para. Çështja e punonjësve të sigurimit, statuti i tyre, paga, dinjiteti, një premtim elektoral, kurrë i realizuar nga Muhaxheri, po ashtu mbetet shqetësim i thellë për ne”, thuhet në tekstin e reagimit.

Dega e AAK-së përkujton se kishte lënë një administratë të digjitalizuar duke e bërë Pejën komunën model për komunat tjera sa i përket efikasitetit qytetar, por pjesë të këtij sistemi sot janë jashtë funksionit teknik dhe kjo po ndodh edhe në këta muaj kur diaspora ka nevojë për shërbime të shpejta meritore.

Bazuar në këto shqetësime reale, së pari qytetare, Dega e AAK-së zotohet se do të punojë fuqishëm me ekspertët më të mirë, juristë, ekonomistë dhe profile të tjera të nevojshme në evidentimin, në mënyrë që pas 22 tetorit këto dukuri të mbyllen njëherë e mirë.

Në trend Lajme

Më shumë
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Politikë
Shëndeti mendor në fokus – stresi, sulmet e panikut, traumat e depresioni, flet psikologia Antigona Qenaj

Shëndeti mendor në fokus – stresi, sulmet e panikut, traumat e depresioni, flet psikologia Antigona Qenaj

Shëndetësi
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

Lajme
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Kronika e Zezë
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Dy familjarë rrihen mes vete pas një mosmarrëveshje – Policia raporton për katër raste të dhunës në familje në 24 orë

Dy familjarë rrihen mes vete pas një mosmarrëveshje – Policia raporton për katër raste të dhunës në familje në 24 orë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori