LAJMI I FUNDIT:

Kishte lindur pa vaginë, 22-vjeçarja i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale që për herë të parë e bëri të ndihet si “femër” (Foto/Video)

Kishte lindur pa vaginë, 22-vjeçarja i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale që për herë të parë e bëri të ndihet si “femër” (Foto/Video)

Një vajzë 22-vjeçe e lindur pa vaginë, i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale që i mundësoi për herë të parë të ndihet si “femër”.

Kaylee Moats nga Arizona e Shteteve të Bashkuara, ka lindur me sindromën Mayer Rokitansky K Hauser (MRKH), që do të thotë se nuk e kishte qafën e mitrës apo kanalin vaginal, transmeton Telegrafi.

Ajo ishte diagnostifikuar me këtë sindromë kur ishte 18-vjeçare, pasi u alarmua se mujoret nuk i kanë ardhur dhe menjëherë kishte kërkuar ndihmën e gjinekologut.


“Kur e zbulova këtë sindromë isha së bashku me nënën te gjinekologu. Thjesht mbeti me zemër të thyer dhe e habitur, kur mjeku më tha se nuk e ka parë fare qafën e mitrës në ultrazë. Isha shumë e frikësuar për të ardhmen time dhe nuk e dija se çfarë më pret në të ardhmen, apo nëse do të arrij të krijoj familjen time një ditë”k a deklaruar Kaylee.

Ky fakt i ka shkaktuar probleme në lidhje, por kur takoi të dashurin Robbie Limmer me të cilin është në lidhje për më shumë se katër muaj gjërat filluan të ndryshojnë. Ai e kishte pranuar ashtu siç është dhe madje kishte kontribuar me të holla për çdo kontroll mjekësore që ajo e bënte.

Por, asaj këto ditë i janë rikthyer shpresat për të bërë një jetë normale, pasi mjekët e kanë operuar duke ia rikthyer statusin e të qenit “femër”.

“Nuk është sikur e të gjitha vajzave por e kryenin funksionin e njëjtë”, ka deklaruar e lumtur Kaylee. /Telegrafi/