LAJMI I FUNDIT:

OVLUÇK, partive politike: Mos punoni për interesa partiake, por gjeni zgjidhje

OVLUÇK, partive politike: Mos punoni për interesa partiake, por gjeni zgjidhje

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka reaguar ndaj akuzave që i janë bërë nga partitë politike, duke thënë se akuzat ndaj OVLUÇK-së vijnë nga dështimet e subjekteve politike.

OVLUÇK u ka bërë thirrje partive politike që të ulen në tryezë bisedimeve dhe të gjejnë një zgjidhje për interesat e vendit.

“Akuzat ndaj Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së janë të motivuara nga dështimet dhe dëshpërimet e subjekteve politike të cilat nuk po mund t’i bëjnë numrat e për përfitime më shumë personale sesa të përgjithshme. Të mos e njohësh organizimin, funksionimin dhe qëllimin se përse ekziston OVL e UÇK-së, si e dëshmuar për interesa të përgjithshme por jo partiake e personale siç mund të kërkohet aktualisht qoftë nga pozita e qoftë nga opozita, e aq më pak kur ne ishim edhe kundër gjykatës speciale, edhe kundër pozitës së atëhershme, dhe herë të bashkëngjitur në protesta të opozitës e here duke i organizuar vet, do të thotë se ke qëllim të keq e tendencioz ndaj saj. Duke pasur parasysh bllokimin e formimit të Institucioneve të Kosovës, ju bëjmë thirrje të gjitha partive politike, që të ulen në tryezë të bisedimeve dhe të gjejnë një zgjidhje për interesat e vendit, sepse siç po e shohim ne, të gjitha pa përjashtim janë duke menduar e vepruar vetëm për interesa partiake”, thuhet në reagimin e OVLUÇK-së. /Telegrafi/