LAJMI I FUNDIT:

PTHP me procedurë kundër zyrtarit policor, të miturit po shërohen në klinikën e Shkupit (Video)

PTHP me procedurë kundër zyrtarit policor, të miturit po shërohen në klinikën e Shkupit (Video)

Prokuroria Publike Themelore – Strumicë urdhëroi kryerjen e procedurave hetimore kundër zyrtarit policor i cili duke shtënë me pistoletë zyrtare, lëndoi dy persona të mitur. Nga ana tjetër, nga Sindikata e Pavarur e Policëve shprehen se polici ka vepruar në mënyrë të ligjshme dhe se ka qenë duke kryer detyrën e tij zyrtare. Sipas informacioneve të fundit, të dy të miturit që ndodhen në Klinikën e Shkupin, ndodhen jashtë rrezikut për jetë.

Prokuroria Publike Themelore urdhëroi kryerjen e procedurave hetimore kundër zyrtarit policor i cili të premten shtiu me armë drejt dy personave të mitur. Pas lëndimeve të marra, të dy të miturit menjëherë u transferuan në Klinikën e Shkupit. Polici dyshohet për kryerjen e veprës penale “tentim për vrasje”.

“Për zbardhjen e plotë të rastit, prokurori publik po i pret rezultatet nga ekspertiza e gjurmëve dhe e provave materiale të gjetur në vendngjarje, nga ekspertiza balistike dhe nga analizat e gjurmëve të grimcave të barutit. Menjëherë pas incidentit, nga të gjithë të përfshirët, u morën për analizë edhe mostrat e gjaku dhe të urinës, si dhe doreza e parafinës”, nga PPTH.


Në mbrojtje të policit qëndroi Sindikata e Pavarur e Policëve. Nga atje thonë se polici, që është anëtar i tyre, ka vepruar në bazë të ligjit duke i kryer detyrat e tij zyrtare. Njëherazi kërkojnë që i gjithë rasti të shqyrtohet profesionalisht dhe në mënyrë të detajuar.

“Kërkojmë që kundër personave që e shkaktuan këtë incident të ngriten padi penale për pengim të personit zyrtar në kryerjen e detyrës së tij zyrtare, për sulm mbi një person zyrtar dhe për rrezikim të sigurisë në komunikacion”, u shpreh Goce Dellçev Todev, Kryetar i SPP.

Nga atje informojnë se, gjatë përpjekës për t’u arrestuar nga polici, njëri prej djemve e ka sulmuar atë, i cili – siç është shprehur – me pistoletën zyrtare në vetëmbrojtje ka shtënë disa plumba, me ç‘rast i ka lënduar dy të miturit.

Por, qëndrimi i Sindikatës së Pavarur të Policëve bie në kundërshti me atë çka njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme për këtë rast. Sipas tyre, polici në mënyrë të paarsyeshme, të padrejtë dhe të pabazuar , ka përdorur armë kundër dy të miturve.

Incidentin e dënuan edhe nga partia opozitare – OBRM-PDUKM. Nga kjo parti kërkuan dorëheqjen e ministrit të brendshëm Oliver Spasovki, por edhe shkarkimin e kryeshefit të stacionit policor të Strumicës, njofton TV 21.

Përndryshe, incidenti ndodhi të premten, kur katër të mitur tentuan të vjedhin një pushimore në një fshat të Strumicës. Polici i ka gjetur në vendngjarje, ndërsa gjatë tentimit për t’i arrestuar, sipas deklaratë së policit, ka gjuajtur në vetëmbrojtje, pasi njëri prej tyre e ka sulmuar atë fizikisht. Sipas informacioneve të fundit, të dy të miturit ndodhen në klinikën e Shkupit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Konfiskohen armë, municion, veshje ushtarake - Policia jep detaje nga aksioni në Zveçan

Konfiskohen armë, municion, veshje ushtarake - Policia jep detaje nga aksioni në Zveçan

Kronika e Zezë
Rezidenca e Presidentit Rugova drejt përfundimit të restaurimit, Kurti dhe Çeku vizitojnë punimet

Rezidenca e Presidentit Rugova drejt përfundimit të restaurimit, Kurti dhe Çeku vizitojnë punimet

Lajme
Presidentja Osmani shfrytëzon të drejtën e vetos, ia kthen Kuvendit dy ligje për rishqyrtim

Presidentja Osmani shfrytëzon të drejtën e vetos, ia kthen Kuvendit dy ligje për rishqyrtim

Lajme
Vrasja e 14-vjeçarit në Tiranë  trondit opinionin publik në Shqipëri, shkolla

Vrasja e 14-vjeçarit në Tiranë trondit opinionin publik në Shqipëri, shkolla "Fan Noli" në zi

Lajme
Radmilla Sheqerinska u zgjodh zëvendëssekretare e përgjithshme e NATO-s

Radmilla Sheqerinska u zgjodh zëvendëssekretare e përgjithshme e NATO-s

Politikë
Bajrami përplaset me Kurtin për doracakët e edukimit seksual: Albin, je sinonim i propagandës

Bajrami përplaset me Kurtin për doracakët e edukimit seksual: Albin, je sinonim i propagandës

Lajme
Kalo në kategori