LAJMI I FUNDIT:

Brahimaj i quan ‘ndyrësira’ deputetët e Vetëvendosjes

Brahimaj i quan ‘ndyrësira’ deputetët e Vetëvendosjes

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Lahi Brahimaj, ka reaguar pas deklaratave të deputetëve të Vetëvendosjes, Frashër Krasniqi e Daradan Molliqaj, për ish-komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, Brahimaj ka thënë se luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pjesë e së cilës ishte edhe vetë, nuk mund ta njollosë askush.

“Populli ynë në rrugëtimin e tij ka njohur e ka tejkaluar aq shumë ndyrësira, sa që këta të fundit s’do t’i llogarisë që kanë ekzistuar”, ka shkruar Brahimaj.


Postimi i plotë i Brahimajt:

“Luftën e UÇK’s nuk mundet me njollosë askush, mëse paku ata të cilët për luftën e djemve dhe vajzave me të mirë nuk ju kanë folur as prindërit e tyre gjenetik në fëmijëri, as prindërit politik, tani kur po i thonë vetes se janë bërë dikushi.

Populli ynë në rrugëtimin e tij ka njohur e ka tejkaluar aq shumë ndyrsira, sa që këta të fundit s’do t’i llogarisë që kanë ekzistuar.

Shqiptarët gjithnjë do të ndihen krenarë dhe me fat, që e patën UÇK’në dhe komandantët e saj që mundësuan lirinë e vendit”, ka shkruar Brahimaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyrtarëve të tjerë të LDK-së

Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyrtarëve të tjerë të LDK-së

Drejtësi
Njohësit e politikës: Gjuha mes Osmanit e Kurtit pritet të ashpërsohet

Njohësit e politikës: Gjuha mes Osmanit e Kurtit pritet të ashpërsohet

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori