LAJMI I FUNDIT:

Deputetja e PDK-së: Turp për VV-në që përbuzë luftën e UÇK-së

Deputetja e PDK-së: Turp për VV-në që përbuzë luftën e UÇK-së

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra i është kundërpërgjigjur akuzave të dy deputetëve të Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj e Frashër Krasniqi për luftën e UÇK-së.

Përmes një reagimi në Facebook, deputetja Deliu-Kodra ka thënë se populli i Kosovës nuk e toleron fyrjen e luftës çlorimtare, nga ata që nuk e dinë nga shkohet në Prekaz, Gllogjan, Koshare, Malishevë, Pashtrik, Izbicë, Mejë.

Statusi i plotë i deputetes Blerta Deliu-Kodra:


“Asnjë gjuhë e urrejtjes, dhe as mllefi i ambicieve të sëmura politike nuk mund ta dëmtojnë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Toka e këtij vendi, malet dhe zemrat e njerëzve e ndjejnë më së miri lavdinë dhe heroizmin e secilit ushtar të UÇK-së. Ne jemi krenar me luftën që kemi bërë për ti dal zot vendit dhe për ta larguar Serbinë nga Kosova, duke marrë edhe përkrahjen e miqve ndërkombëtarë për luftën tonë të drejtë.

Nëse dikujt i është prishur rehatia nga lufta e jonë, i kërkojmë falje. Por ky popull dhe historia e tij nuk e durojnë kurrë përbuzjen dhe fyerjen e vlerës kryesore të saj, UÇK-në. Aq më tepër nga ata që nuk e dinë nga shkohet në Prekaz, Gllogjan, Koshare, Malishevë, Pashtrik, Izbicë, Mejë.

Lavdi e përhershme luftës dhe veprës së secilit ushtar. Turp për ata që shkelin mbi këtë lavdi për heroizma të rremë dhe ambicie të sëmura politike” , ka shkruar Kodra-Deliu. /Telegrafi

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria merr vendim, pronat e Agjencisë së Pyjeve të Kosovës i jepen në shfrytëzim Ministrisë së Mbrojtjes

Qeveria merr vendim, pronat e Agjencisë së Pyjeve të Kosovës i jepen në shfrytëzim Ministrisë së Mbrojtjes

Lajme
Dy gra në Kaçanik raportojnë se janë dhunuar nga i njëjti person, arrestohet i dyshuari

Dy gra në Kaçanik raportojnë se janë dhunuar nga i njëjti person, arrestohet i dyshuari

Kronika e Zezë
“Bon Vivant 2”, Andi Pajaziti lirohet nga akuza për vrasje, dënohet me dy vjet burgim për armëmbajtje pa leje

“Bon Vivant 2”, Andi Pajaziti lirohet nga akuza për vrasje, dënohet me dy vjet burgim për armëmbajtje pa leje

Lajme
Një grua humbi jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë, Policia po heton rastin

Një grua humbi jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë, Policia po heton rastin

Kronika e Zezë
Lëndohen katër policë në Gjilan, i dyshuari nuk iu ndal Policisë dhe gjatë ikjes goditi disa herë veturën policore

Lëndohen katër policë në Gjilan, i dyshuari nuk iu ndal Policisë dhe gjatë ikjes goditi disa herë veturën policore

Kronika e Zezë
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Politikë
Kalo në kategori