LAJMI I FUNDIT:

Veliu: S’kemi pse takohemi me Vetëvendosjen në këtë fazë

Veliu: S’kemi pse takohemi me Vetëvendosjen në këtë fazë

Lidhja Demokratike e Kosovës, nuk e ka në plan të përfill afatin e Behgjet Pacollit, i cili ka kërkuar nga Vetëvendosje e LDK të arrijnë një marrëveshje politike për formim të institucioneve.

Nënkryetari i këtij subjekti politik, Agim Veliu ka thënë se LDK nuk e ka në plan të nis takimet me zyrtarë të Vetëvendosjes, të paktën jo në këtë fazë.

Ai ka thënë se konsultat do të mund të nisin vetëm pasi PAN-i, të dështojë në formimin e institucioneve.


“Në këtë fazë nuk e shoh të nevojshme me bisedu me një subjekt, i cili nuk e ka të drejtën e formimit të institucioneve. Me fillu me bisedu kjo mund të keqkuptohet. Ne po luajmë rol konstruktiv. Ne po i bëjmë ftesë koalicionit të parë që ka dalë me u konsultu me të gjitha partitë tjera”, ka thënë Veliu.

I pyetur, nëse AKR do të mund të largohet nga koalicioni me LAA, kryetari i Podujevës ka thënë se Pacolli i bën llogaritë e veta, megjithatë thotë se do të ishte mirë që ai të qëndrojë në koalicion.

Duke e komentuar deklaratën e Pacollit se nuk mund ta mbajë të bllokuar Kosovën, Veliu ka thënë se Pacolli nuk është ai qe po e mban peng, por as nuk mund ta zhbllokoj.

“Pacolli nuk e di qe po e mban peng Kosovën. Ai nëse e mban peng nuk është mirë. Nuk është në pozicion me mbajt peng, ose me zhblloku. Nuk po shoh qe është zhbllokim i situatës lëvizja e Pacollit me një shumicë kaq të dobët. Nuk e di çfarë vendimesh mund të merren”, ka shtuar ai.

Tutje, Veliu ka thënë se mënyra se si po përpiqet koalicioni PAN ta bëjë shumicën është e dëmshme për vende.

Sipas tij, një qeveri më 61 deputetë nuk do të mund të merrte vendime të mëdha për vendin.

Tanimë po bëhen pesë ditë nga deklarata e Pacollit ku ka kërkuar nga VV e LDK t’i intensifikojnë takimet për arritjen e një marrëveshje. Nëse LDK e VV nuk merren vesh, atëherë ai ka lënë mundësinë e hapur qe t’i bashkohet koalicionit PAN./Indeksonline/

Në trend Lajme

Më shumë
“Rama ik!”, incident në nisje të fjalës së kryeministrit brenda sallës në Londër

“Rama ik!”, incident në nisje të fjalës së kryeministrit brenda sallës në Londër

Lajme
Murati reagon ndaj kritikave të opozitës për tenderët, thotë se Prokuroria Speciale po lufton Kurtin dhe jo korrupsionin

Murati reagon ndaj kritikave të opozitës për tenderët, thotë se Prokuroria Speciale po lufton Kurtin dhe jo korrupsionin

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Lajme
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Lajme
Kalo në kategori