LAJMI I FUNDIT:

Bellanocë-Stançic, zvarritet hapja e kufirit (Video)

Bellanocë-Stançic, zvarritet hapja e kufirit (Video)

Hapja e vendkalimit kufitar Bellanoc-Stançiç mbetet ende ëndërr, edhe pse marrëveshja për rë daton që nga viti 2011. Deri më sot, Qeveria nuk ka bërë thuajse asgjë për përfundimin e procedurës për shpronësimin e tokës dhe dhënien e lejes për ndërtim të vendkalimit kufitar. Nga Qeveria arsyetohen duke thënë se vonesa e procedurave në fjalë, vjen për shkak të zbatimit të procedurave ligjore të dy shteteve Maqedoni e Kosovë, të cilat janë bashkëpjesëmarrëse në këtë projekt.

“Te ne vazhdon procedura për dhënien e lejes për ndërtim dhe shpronësim të cilat janë planifikuar të përfundojnë në afat prej 20-30 ditësh. Pastaj, firmat që do të përzgjidhen, do të mund të nisin punimet ndërtimore”, thanë nga Qeveria e Maqedonisë.

Nga ana tjetër, Qeveria edhe në fillim të muajit korrik kishte marrë vendim që deri në fund të të njëjtit muaj, të kishte përfunduar hartimi i projektit arkitektoniko-urbanistik për objektin që duhej ndërtuar në këtë pikë. Mirëpo edhe ky afat kaloi dhe vendi ku duhet shënuar pika kufitare nuk të bën përshtypje se po përgatitet për punime ndërtimore.


ALSAT mëson se 15 gushti ishte afati përfundimtar i përdorimit të fondeve IPA për këtë pikë kalimi kufitar të përbashkët. Sipas procedurave, tenderi për të do të duhej të ishte përfunduar në korrik, për t’i hapur rrugën kështu thithjes së rreth 1.2 milion eurove për këtë projekt. Fakti që këto para ishin nga fondet IPA, e konfirmonte edhe ish zëvendëskryeministri Arbër Ademi, gjatë muajit prill.

Jemi brenda afateve të cilat janë caktuar në marrëveshjen me BE. Unë nuk preferoj që të jap afate. Disa muaj më herët apo disa muaj më vonë janë edhe të parëndësishme duke pasur kështu rëndësinë e realizimit të këtij projekti – deklaroi Arbër Ademi, ish zëvendëskryeministër.

Me vonesën e shpronësimit të tokës nga ana e Maqedonisë, edhe Maqedonia edhe Kosova i kanë humbur përfundimisht këto para. Objekti synohej të ishte në vijën kufitare, objekt vetëm me një tra kalimi, por procedurat nga ana e shteteve edhe pse fondi ishte i përbashkët, duheshin kryesuar ndaras. Deri tani nuk ka reagim nga ana e Qeverisë së Kosovës, nëse ia faturon humbjen e këtyre parave, Shkupit zyrtar. Një gjë është e qartë, që dështimi i ngritjes së kësaj pike, do të përdoret fuqishëm nga partitë, për pikë politike në zgjedhjet lokale të 15 tetorit në vend. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=k1pipBjeiKQ

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Drejtësi
Apeli ia vërteton dënimin me burg dhe gjobë ish-zyrtarit të MTI-së, të akuzuar për keqpërdorim të informatës zyrtare

Apeli ia vërteton dënimin me burg dhe gjobë ish-zyrtarit të MTI-së, të akuzuar për keqpërdorim të informatës zyrtare

Drejtësi
Kalo në kategori