LAJMI I FUNDIT:

Personat me shikim të dëmtuar në zgjedhjet lokale do të votojnë në mënyrë të pavarur

Personat me shikim të dëmtuar në zgjedhjet lokale do të votojnë në mënyrë të pavarur

Personat me shikim të dëmtuar dhe aftësi të kufizuara në zgjedhjet lokale më 15 tetor do të votojnë në mënyrë të pavarur, pa ndihmë të të afrëmve ose përfaqësuesve të komitetit zgjedhor.

Kryetari i Lidhjes së personave të verbër, Zharko Sellkovski, tha se deri tani personat me shikim të dëmtuar nuk kanë mundur që në mënyrë të pavarur të realizojnë të drejtën e tyre të votës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Sipas shabllonit, edhe këtu duhet të ketë Alfabet Braj dhe të shkruhen listat me rend. Kështu, ne vetë do të mund ta rrethojmë partinë për të cilën duam të votojmë”, tha Zharko Sellkovski.


Nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve thonë se edhe ata vetë kanë inicuar 3 projekte për personat me nevoja të veçanta dhe se në zgjedhjet e ardhshme lokale të gjithë qytetarëve do t’u mundësohet që në mënyrë të pavarur ta realizojnë të drejën e votës.

Modeli për votimin e personave me shikim të dëmtuar do të merren nga Kosova, ku personat e verbër tanimë një kohë votojnë në mënyrë të pavarur, ndërsa praktikë e tillë zbatohet edhe në Malin e Zi./Telegrafi/