Burgjet në Kosovë nuk dallojnë nga ato të rajonit. Madje investimet që janë bërë vitet e fundit e rendisin Kosovën të parën sa i përket gjendjes infrastrukturore të burgjeve. Kështu thotë Behxhet Shala, drejtor i Këshilli për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Njeriut (KMDLNj), organizatë kjo që monitoron burgjet e vendit.
Nga ana tjetër, Shala konsideron se menaxhimi i Shërbimit Korrektues është larg standardeve ndërkombëtare, për shkak të ndikimeve nga politika.
“Gjendja e burgjeve është më e mirë… Ne realisht bëjmë krahasime nga e kaluara, mirëpo bëjmë krahasime edhe me vendet e rajonit. Dhe nëse i bëjmë këto krahasime, atëherë mund të themi se gjendja e burgjeve të Kosovës nuk dallon asgjë nga gjendja e burgjeve të rajonit. Madje, në disa kushte jemi shumë më mirë sesa Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia”, thotë drejtori i KMDLNJ-së, në një bisedë për Ekonomia Online.
Por, Shala thekson se Kosova nuk ka nevojë për numër kaq të madh të burgjeve.
“Kosova me një farë mënyre, me shtimin e kapaciteteve të burgjeve, po shndërrohet si një vend i burgjeve, me kapacitete të pashfrytëzuara. Nuk ka asnjë logjikë të ndërtohet një burg në Hajvali që ka kapacitet për 600 të paraburgosur, ndërsa Kosova nuk i ka komplet 600 të paraburgosur. I kemi qendrat në Prizren, Pejë, Mitrovicë të Veriut, Lipjan, Dubravë. Nuk ka planifikim sa i duhen Kosovës qendra për mbajtje për paraburgim”, u shpreh Shala, në këtë intervistë.
Përkundër infrastrukturës deri diku moderne, Shala konstaton se menaxhimi i Shërbimit Korrektues është larg standardeve ndërkombëtare.
“Derisa Shërbimi Korrektues i Kosovës punon qe katër-pesë vite me buxhet të pandryshuar atëherë nuk mund të pritet ndonjë ndryshim cilësor në burgjet e Kosovës. Ato nuk mund të jeni më mirë për shkak të ndikimit politik. Politika është ajo e cila ndikon shumë në zgjedhjen e atyre që udhëheqin Shërbimin Korrektues”.
KMDLNj mendon se udhëheqësi i Shërbimit Korrektues të Kosovës duhet ta ketë statusin e një gjykatësi, ta zëmë, në Gjykatën Kushtetuese ose të Avokatit të Popullit; e jo ta ketë mandatin e lidhur me pensionim.
Fajin për keqmenaxhim, ai ua lë edhe ndërkombëtarëve.
“Tash nuk mundem me ua lanë përgjegjësinë vetëm vendorëve, sepse një kohë të gjatë ndërkombëtarët i kanë drejtues të burgjet dhe deri vonë, por edhe tani kanë ndikim në vendimmarrje, si këshillëdhënës qysh paraqiten por janë shumë të involvuar në vendimmarrje”,tha Shala.
Shërbimi Korrektues i Kosovës administron 10 qendra korrektues; prej tyre 6 janë qendra të paraburgimit, në të cilën janë të vendosur të paraburgosurit me urdhër të Gjykatës dhe 3 qendra korrektuese.
Gjithashtu Kosova ka edhe burgu e sigurisë së lartë në Gërdovc në të cilin janë të sistemuar të burgosurit të cilët janë me dënime të gjata mbi 15 vjet si dhe të burgosurit nga shtete të tjera, të cilët mund të kthehen dhe të vuajnë dënimin në Kosovë me marrëveshje ndërministrore. /EO/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDroni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë