Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve deri më dje kanë arritur rreth 1600 aplikime të bëra nga diaspora për regjistrimin si votues jashtë Kosovës në zgjedhjet lokale, derisa ata kanë kohë për të aplikuar deri më datën 23 gusht.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi në një prononcim për KosovaPress ka thënë se procesi i aplikimit si votues jashtë Kosovës është duke vijuar normalisht, dhe deri në ditën e premte kanë aplikuar për t’u regjistruar gjithsej 1600 persona dhe më shumë se 1400 prej tyre kanë ardhur përmes tri e-mail adresave të shërbimit votues.
Ai po ashtu tha se KQZ po vazhdon me përgatitjet për zgjedhjet lokale dhe faza për regjistrimin si votues jashtë Kosovës është faza më e gjatë e këtij procesi.
“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vijuar me përgatitjet e zgjedhjeve lokale të cilat do të mbahen më datë 22 tetor të këtij viti, në këtë drejtim ne jemi duke përmbushur detyrimet ligjore të cilat janë të parapara për organizimin e këtyre zgjedhjeve, janë duke u zhvilluar periudha të ndryshme të procesit zgjedhor dhe njëra prej tyre është edhe aplikimi për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës. Kjo periudhë ka filluar më datë 16 korrik dhe do të përmbyllet më datë 23 gusht 2017 të këtij viti. Pra prej datës kur ka filluar kjo periudhë deri në përfundim mund të themi se kjo është nga periudhat më të gjata sa i përket procesit të zgjedhjeve lokale për shkak të kohës së madhe që ka në dispozicion, pra janë gjithsej 39 ditë. Formularin e plotësuar së bashku me dokumentet të bashkangjitura duhet të arrijnë në komisionin qendror deri në këtë datë, pra deri më 23 gusht. Aplikimi mund të bëhet përmes tri mundësive, përmes fahut postar të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, pastaj përmes faksit të KQZ-së dhe përmes ndonjërës nga tre e-mail adresat të cilat janë të shërbimit votues të cilat janë në dispozicion”, tha ai.
Sipas Elezit përgatitjet për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 22 tetor 2017 janë duke shkuar sipas dinamikës së paraparë në planin operacional, i cili është miratuar menjëherë pasi që janë shpallur zgjedhjet lokale.
Lidhur me votimit e diasporës nëpër ambasada e konsullata, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka thënë se mënyra e regjistrimit për votim të jashtëm është e rregulluar me ligj dhe rregulla zgjedhore.
Mirëpo, kryesuesi i Departamentit për çështje të diasporës në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, Jahja Lluka ka thënë se duhet të bëhen ndryshime ligjore me qëllim që diaspora të votojë në ambasada dhe konsullata ku ata jetojnë.
“Duhet të ndryshohet ligji për arsye se na duhet t’iu mundësojmë mërgimtarëve tonë të votojnë nëpër ambasada, konsullata dhe nëpër qendra kulturore sepse kjo është puna më e shkurt, më e mirë, dhe më e ndershme edhe për ne edhe për mërgimtarët”, tha ai.
Lluka po ashtu ka thënë si Ministri e Diasporës janë duke insistuar që me ndryshimet e ligjit dhe Kushtetutës të futen edhe vendet e rezervuara për diasporën në Kuvend të Kosovës.
“Përveç atyre maltretimeve të mbushjes së aplikacioneve dhe pastaj dërgesave, kthimi i fletëvotimit dhe votimi, këto duhet të ndërpriten sepse ata e kanë të drejtën kushtetuese me votu edhe normalisht edhe nëse kanë kandidat edhe për t’u zgjedhur pse jo. Ne jemi duke insistuar që në ndryshimet e ligjit dhe të Kushtetutës të futet edhe vendet e rezervuara për diasporën, për arsye se ne jemi kaq demokrat dhe bëjmë lëshime për minoritet në Kosovë dhe kanë vende të rezervuar, pse atëherë 1 milion shqiptarë të cilët ndihmojnë Kosovën vazhdimisht nuk e kanë këtë mundësi ta kenë një grup parlamentar”,tha ai.
Sipas Llukës ajo çka duhet të bëjë KQZ me qëllim që të kemi sa më shumë pjesëmarrës nga diaspora për zgjedhjet lokale të vendit që do të mbahen më 22 tetor, është rritja e kapacitet të saj deri sa të bëhen ndryshimet ligjore.
Ndërkaq ligji për zgjedhjet e përgjithshme thotë se votuesi me të drejtë vote i cili përkohësisht mungon në Kosovë mund të votojë për zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës nëse ai ose ajo ka aplikuar suksesshëm për Votim Jashtë Kosovës dhe ka votuar në përputhje me dispozitat e këtij ligji dhe rregullat e KQZ-së. Dhe vota përmes Votimit Jashtë Kosovës duhet të pranohet nga KQZ-ja para ditës së zgjedhjeve, sikurse përcaktohet me anë të rregullave të KQZ- së.
Votuesi me të drejtë vote mund të aplikojë për të marrë një fletëvotim për votim jashtë Kosovës duke dorëzuar të plotësuar aplikimin për votim jashtë Kosovës/formularin e regjistrimit të votuesit (“aplikimi përmes-postës”) në formën në dispozicion nga faqja elektronike e KQZ-së përmes tri formave: fahut postar të KQZ-së, faksit të KQZ-së dhe tri e-mail adresave që janë në dispozicion për shërbimet votuese./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos