LAJMI I FUNDIT:

Misteri tronditës i të dashurit sheik të Rihannas (Foto)

Misteri tronditës i të dashurit sheik të Rihannas (Foto)

I dashuri multi miliarder i Rihannas, Hasaan Jameel, raportohet të ketë qenë i martuar para se të flirtonte me yllin nga Barbados.

29 vjeçarja ishte parë me të dashurin e saj të ri, i cili ka përfaqësinë e Toyotas për Lindjen e Mesme. Ata janë parë në momente intime në Spanjë kohë më parë duke bërë kështu me fotot e tyre “hot” xhiron e botës.


Hassan Jameel ishte takuar me Rihannan pasi ishte divorcuar nga gruaja.

Pas disa muajsh në romancë, The Sun raporton se biznesmeni atraktiv ishte i martuar para se të takonte yllin e muzikës botërore dhe burime tjera zbulojnë se ai ishte i martuar me eksperten e artit, Lina Lazaar në Shtëpinë e Operas në Paris në vitin 2015. Tash të dy e kanë tejkaluar ndarjen.

Rihanna, e cila ishte në lidhje me Drake në vitni 2016, e ka mbajtur romancën e asj me Hassanin të qetë teksa çifti është parë në Ibiza në qershor, ku të dy u shfaqën në dashuri me njëri-tjetrin.

Riri po shijon romancën me Hassan, por tash vonë mësoi se ai ishte i martuar.

Hassan ëhtë zëvëndëspresident i biznesit familjar të udhëhequr nga Abdul Latif Jameel – një nga kompanitë më të mëdha në botë. Rihanna nuk është e dashura e tij e parë e famshme, pasi ai më parë është i lidhur edhe me Naomi Campbell.

Teksa romancat e tij të famshme zunë vend në kryetitujt e medaive botërore, martesa e tij është zbuluar së fundmi, me vet artisten që kishte mbiemrin e tij në një intervistë për Bespoke Magazine, e ku ajo u paraqit në emrin Lina Lazaar Jameel.

Rihanna në çaste intime me të dashurin e saj në Ibiza.

“Hassan është një individ shumë privat. Martesa e tij ishte para se ta takonte Rihannan, pasi u divorcua nga Lina ai e takoi atë. Megjitahtë ky është lajm shokues për miliona fansa të saj. Lina tashmë e ka tejkaluar ndarjen me një partner të ri”, thotë një burim i The Sun.

Lina është një femër aktive në komunitetin e artit me rolin e saj si specialiste në Sothebys për 11 vite rresht, tekas ishte përmendur si një nga Top 10 femrat më me ndikim në artin e Lindjes së Mesme.

Lina, artistja e cila ishte e martuar me Hassanin.

Lajmi për martesën e Jameel vjen pasi ishte Rihanna kishte folur me shoqërinë e saj se Hassan mund të jetë njeriu ideal për të.

“Kjo lidhje është serioze. Rihanna i ka thënë shoqërisë se ajo është në dashuri me të dhe është totalisht e dhënë pas tij”.

Lina kishte edhe mbiemrin e Hassanit.

“Ata kanë kaluar shumë kohë me njëri tjetrin larg syrit të publikut dhe janë shumë seriozë në lidhjen e tyre. Ata po kënaqen në shoqëri të njëri-tjetrit”, shton më tej burimi i tabloidit britanik.

Romanca me Rihannan vjen pasi Hassani ishte parë në “afërsi jo normale” me Naomi Campbell në një festival në Londër në korrik të vitit 2016.

Rihanna i dha fund romancës me Drake në vitin 2016, kurse me Chris Brown ka flirtuar pas rrahjes, por s’ka pasur ndonjë lidhje. Brown ende vazhdon ta shprehë dashurinë ndaj bukuroshes.

Rihanna në anën tjetër i dha fund lidhjes me Drake në tetor të vitit 2016.

Riri ishte ndarë nga i dashuri afatgjatë, Chris Brown në vitin 2009 pas një konflikti me të që bëri bujë në mediat botërore, me këngëtarin që e rrahu bukuroshen duke e lënë atë me dëmtime serioze. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Drejtpërdrejt nga spitali, Luizi dhe Kiara flasin për lindjen e vajzës së tyre: Japin lajmin e madh

Drejtpërdrejt nga spitali, Luizi dhe Kiara flasin për lindjen e vajzës së tyre: Japin lajmin e madh

Magazina
Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA

Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA

Magazina
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Ilnisa dhe Meritoni takohen pas shumë kohe - puthje, lot dhe emocione mes çiftit në Big Brother VIP Albania

Ilnisa dhe Meritoni takohen pas shumë kohe - puthje, lot dhe emocione mes çiftit në Big Brother VIP Albania

Magazina
Kiara Tito reagon për herë të parë pas lindjes së vajzës, publikon fotografi nga spitali

Kiara Tito reagon për herë të parë pas lindjes së vajzës, publikon fotografi nga spitali

Magazina
Kalo në kategori