Diplomacia kosovare ka përjetuar kapërcime të mëdha brenda këtyre katër viteve. Fillimisht ishte në dorë të Hashim Thaçit i cili pasi u bë president u zëvëndësua nga Enver Hoxhaj dhe tash është në dorë të Emanuel Demaj.
Por përderisa Thaçi është kalibër tjetër si personalitet që ka mbajtur këtë post, Enver Hoxhaj dhe Demaj kanë diçka që nuk e përbashkët por krejtësisht e kundërt: kryediplomati i deritashëm ishte mburrur se është lexues i filozofëve të ndryshëm sikurse Jürgen Habermas apo Henry Kissinger, pasardhësi në “fronin” e kryediplomacisë kosovare është një politikan që nuk di të shkruaj.
Emanuel Demaj, sekretar i Partisë Shqiptare Demokristiane, ishte emëruar zëvendësministër i Punëve të Jashtme të Kosovës në gusht të vitit të kaluar. Në këtë pozitë ai erdhi pasi partia e tij është në koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës ndërsa në këtë post ai e zëvendësoi ish-zëvendësministrin Petrit Selimi.
Një vit pas, Demaj është në krye të Ministrisë së Punëve të Jashtme. Por përderisa në krye të kësaj ministrie ishte politikani Enver Hoxhaj i cili në shumë postime në Facebook, është mburrur se lexon filozofi madje “dy deri në tre libra gjatë muajit”, Demaj ishte bërë tema mediale për një gjë krejtësisht tjetër; mungesën elementare të drejtshkrimit.
Në janar të këtij viti Demaj ishte bërë temë mediale pasi nuk kishte arritur që as tre rreshta t’i shkruaj pa gabime drejtshkrimore. Dhe jo gabime ‘teknike’, por gabime themelore.
E ky person nga e enjëta do të ketë në dorë disa procese të rëndësishme që lidhen direkt me Ministrinë e Punëve të Jashtme.
Kosova është në proces të anëtarësimit në INTERPOL një nga organizatat më të rëndësishme të sigurisë botërore, ku anëtarësimi i Kosovës në të varet direkt nga puna e Ministrisë së Punëve të Jashtme.
Nga puna dhe drejtimi i kësaj ministrie varet edhe procesi për aplikim për tu pranuar në organizatën e OKB-së për trashëgimi kulturore, UNESCO.
Mbi të gjitha punë e Ministrisë së Punëve të Jashtme janë edhe njohjet e reja të shtetit kosovar.
Tash të gjitha këto procese janë në dorë të dikujt që ka probleme elementare të drejtshkrimit. /Insajderi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëLejet për armë bëjnë bum në Kosovë
Kërcënoi Kurtin në emër të "Brigada Sever", arrestohet një person në Zveçan
Kandidati i LDK-së për deputet, Lumbardh Salihu, prezanton takimet e parafushatës zgjedhore
I kthehet masa e suspendimit hetuesit policor
Policia në Ferizaj kap kokainë, armë dhe mbi 19 mijë euro - arrestohet një i dyshuar
“Vijat e kuqe” pushtet-opozitë, të vërteta apo kalkulime për vota?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Publikohet lista e pagave të lojtarëve të Man United - kryesojnë të 'dështuarit'
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles