LAJMI I FUNDIT:

Sulm me katër raketa? Koreja Veriore me plan të detajuar për sulm afër “ishullit amerikan”! (Video)

Sulm me katër raketa? Koreja Veriore me plan të detajuar për sulm afër “ishullit amerikan”! (Video)

Koreja Veriore ka prezantuar një plan të detajuar për lëshimin e raketave në ishullin Guam, territor i Shteteve të Bashkuara në Oqeanin Paqësor, duke shtuar se vetëm me “një forcë të tillë absolute” mund ta përballojnë presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

Komandanti i Forcave Strategjike në Ushtrinë Popullore Koreane, gjenerali Kim Rak Gyom, është cituar të ketë thënë nga mediumi shtetëror KCNA, se Penjani është duke planifikuar të lansojë katër raketa Hwasong-12, të cilat do të fluturojnë mbi territorin e Japonisë dhe do ta arrijnë 30 kilometra larg ishullit Guam.

Në ishullin Guam, që gjendet 3,400 kilometra larg gadishullit korean, gjenden rreth 160,000 trupa të ushtrisë amerikane.


Kim, ka thënë se plani do të finalizohet në mes të muajit gusht dhe më pas ushtria do të duhet të pres urdhrat nga lideri i Koresë Veriore, Kim Jong Un, shkruan REL.

Kim, ka thënë po ashtu se deklaratat e presidentit Trump ka qenë të pakuptimta, duke mos e trajtuar seriozisht situatën e rëndë.

Ai i ka bërë këto deklarata duke iu referuar komenteve të presidentit Trump, i cili ka thënë se Koreja do të përballet me “zjarr dhe ashpërsi, ashtu siç nuk ka parë bota më parë”, në rast se kërcënon prapë SHBA-në.

“Nuk mund të bisedojmë ndryshe me një person të tillë të paarsyeshëm, përveç përdorimit të forcës absolute”, ka thënë Kim.

Sekretari i Shtetit të SHBA-së, Rex Tillerson, ka thënë se ai beson që komentet e presidenti Trump, kanë qenë “ mesazh i qartë për gjuhën të cilën e kupton Kim Jong Un, pasi duket se ai nuk e kupton fjalorin diplomatik.

Në disa postime të tjera përcjellëse, Trump, ka thënë se SHBA, e ka arsenalin bërthamor më të fuqishëm në botë, mirëpo shpreson të mos e përdorë asnjëhërë.

Sekretari i shefit të kabinetit të Japonisë, Yoshihide Suga ka thënë se kërcënimet e Penjanit për të nisur raketa në Guam janë “absolutisht të papranueshme”.

Koreja Veriore, ka lansuar raketën e dytë balistike interkontinentale më 28 korrik, duke pretenduar se ka kapacitet për të arritur në gjithë tokën amerikane.

Në përgjigje të kësaj, OKB-ja i ka vënë sanksionet më të rënda kundër Penjanit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Evropa
Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus S-400

Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus S-400

Evropa
Putinit i mungojnë ushtarët në vijën e frontit, tenton të joshë rekrutët e rinj – u premton faljen e borxheve në vlerë prej 95 mijë dollarësh

Putinit i mungojnë ushtarët në vijën e frontit, tenton të joshë rekrutët e rinj – u premton faljen e borxheve në vlerë prej 95 mijë dollarësh

Evropa
I riu nga Koreja e Veriut shtoi qëllimshëm në peshë për të shmangur shërbimin ushtarak

I riu nga Koreja e Veriut shtoi qëllimshëm në peshë për të shmangur shërbimin ushtarak

Botë
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Amerika
Pavarësisht se e shpallën të vdekur dhe deshën ta djegin trupin e tij – i riu nga India që u zgjua megjithatë humbi jetën

Pavarësisht se e shpallën të vdekur dhe deshën ta djegin trupin e tij – i riu nga India që u zgjua megjithatë humbi jetën

Azia
Kalo në kategori