Agim Sahitaj është arrestuar nën dyshimin se në prill 1999 ka vepruar bashkë me forcat serbe, duke vrarë, plagosur, rrahur, maltretuar, plaçkitur e dëbuar me forcë nga shtëpitë e tyre në drejtim të Shqipërisë popullatën civile shqiptare.
Gjykata e Prizrenit ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj këtij të dyshuari.
“Të dyshuarit Agim Sahitaj i caktohet paraburgimi në kohëzgjatje prej një muaji, i cili do të llogaritet prej kohës së arrestimit dhe do të zgjasë deri më datën 08.09.2017, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale krime lufte kundër popullatës civile”, tha gjyqtari Artan Sejrani.
Prokuroria Speciale pretendon se ekziston dyshimi i bazuar se gjatë kohës së luftës në Kosovë, në prill të vitit 1999 i dyshuari Agim Sahitaj, i uniformuar dhe i armatosur, ka vepruar së bashku me pjesëtarët e forcave serbe ku kanë vrarë, plagosur, rrahur, maltretuar, plaçkitur dhe dëbuar me forcë nga shtëpitë e tyre në drejtim të Shqipërisë popullatën civile shqiptare.
Prokurori i prokurorisë speciale Sylë Hoxha gjatë leximit të kërkesës mbi caktimin e masës së paraburgimit ka deklaruar se i dyshuari në bashkëkryerje ka kryer krime kundër civilëve shqiptarë.
“Gjatë vitit 1999 me datën dy prill Agim Sahitaj së bashku me pjesëtarët e forcave serbe kanë hyrë në një shtëpi në fshatin Sopi të Suharekës, ku aty edhe ka plagosur në këmbën e djathë S.E., ndërsa ka vrarë në vend A.K., pastaj i dyshuari ka shtënë në drejtim të A.E., por për fat nuk e ka qëlluar”, tha Sylë Hoxha, raporton KALLXO.com.
Prokurori gjatë deklaratës së tij gjithashtu tregon se si po atë ditë i dyshuari Agim Sahitaj ka maltretuar, plaçkitur e dëbuar civilët shqiptarë nga fshati i tyre.
“Po ashtu në ditën kritike i njëjti në bashkëkryerje me personat e tjerë ka marrë pjesë në plaçkitje, rrahje, maltretime dhe se në të njëjtën ditë në fshatin Sopi janë vrarë 38 civilë shqiptarë pa uniforma. Po ashtu siç shihet nga shkresat e lëndës shihet se i dyshuari me bashkëkryerësit e tjerë i kanë dëbuar fshatarët e fshatit Sopi që të largohen në drejtim të Shqipërise”, shtoi Hoxha.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Turistët nga Kosova i “rrëmbeu” Greqia”, Kurtishaj: Diaspora do të mbetet besnike e plazheve të Shqipërisë
Arrestohet zyrtari policor, ishte i përfshirë në aksidentin ku humbi jetën një qytetar në Fushë Kosovë
Shiu në kryeqytet, mbyllen pikat e parkingut të ‘Prishtina Parking’
Shiu i dendur shkakton dëme të shumta në Prishtinë, qytetarëve u bëhet thirrje të evitojnë daljet
Aksident mes disa automjeteve në Mitrovicë, vdes motoçiklisti
Ka ndërruar jetë Isuf Kadriu, zv.kryeredaktori i televizionit Alsat
Me flamurin kombëtar dhe atë të Kosovës mbi arkivol, në Kalabari i jepet lamtumira e fundit At Antonio Belushit
Aeroporti i Tiranës po përfiton nga sfidat e aeroporteve të Shkupit dhe Ohrit
Vdekja e katër burrave në Prishtinë, Policia nis hetimet
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
FSK së shpejti me aeroport ushtarak në afërsi të kufirit me Serbinë
"Unë e konsideroj Kosovën si fqinje", Suljagiq: Serbia ka arritur ta largojë Bosnje dhe Hercegovinën nga Kosova
Trajnerët italianë po dominojnë në Euro 2024 - shkolla e tyre është arsyeja se pse
Ndeshja u ndërprere katër herë për shkak të ndërhyrjes së tifozëve - Ronaldo ia plotësoi dëshirën një tifozi të vogël
Sigurimi i shkakton lëndim yllit të Portugalisë duke ndjekur tifozin që hyri në fushë
Robin Hranac, lojtari më pafat deri tani në Euro 2024