LAJMI I FUNDIT:

Emërohen drejtorë të rinj edhe në tre institucione shëndetësore

Emërohen drejtorë të rinj edhe në tre institucione shëndetësore

Nga Ministria e Shëndetësisë informojnë se janë bërë edhe tre emërime të reja në tre institucione shëndetësore publike në vend, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Drejtoreshë në Entin e gerontologjisë është emëruar Salija Ljatif, në Institutin për sëmundje të mushkërive te fëmijët – Kozle – është emëruar Angellço Andonovski dhe në Klinikën univerzitare të reumatologjisë – Filip Guçev.
Nga MSH-ja informojnë se në Spitalin psiqijatrik në Bardovc mbetet drejtori i deritanishëm, Qamil Kovaçi.

Gjithashtu janë shkarkuar drejtorët ekonomik të këtyre institucioneve shëndetësore publike: Qendra klinike Tetovë, Qendra klinike Shtip, Klinika Unierzitare për radiologji dhe onkologji, KU për kardiologji, KU për kardiokirurgji, KU për biokimi klinike, KU pë neurokirurgji, KU për kirurgji digjestive, KU për kirurgji plastike, KU për kirurgji torakale dhe vaskulare dhe KU për gastroenterohepatologji.


‘Në lidhje me emërimet e drejtorëve të rinj në institucionet shëndetësore publike, Ministria për Shëndetësi qëndron prapa vendimeve të marra dhe besojmë se së bashku me këta kuadro të ri do të realizojmë vizionin tonë për një shëndetësi më të mirë për të gjithë qytetarët e RM-së’, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Shëndetësisë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
AGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë

AGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë

Lajme
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Lajme
Duke shkuar me veturë te mjeku pëson sulm kardiak, vdes një person në Suharekë

Duke shkuar me veturë te mjeku pëson sulm kardiak, vdes një person në Suharekë

Kronika e Zezë
Liderët e Koalicionit

Liderët e Koalicionit "Lista për Familjen" vizituan Odën Ekonomike dhe Shoqatën e Pensionistëve

Lajme
Policia në kërkim të një personi në Ferizaj, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij

Policia në kërkim të një personi në Ferizaj, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij

Kronika e Zezë
Kalo në kategori