LAJMI I FUNDIT:

Aeroplani spiun rus fluturon mbi Pentagonin, CIA-n dhe klubin e Trumpit (Video)

Aeroplani spiun rus fluturon mbi Pentagonin, CIA-n dhe klubin e Trumpit (Video)

Një aeroplan spiun rusë ka fluturuar në kuotë të ulët në Uashington, duke kaluar mbi selinë e Kongresit, atë të CIA-s dhe Pentagonit, por edhe në Xhersi, mbi klubin e golfit ku aktualisht po qëndron presidenti Donald Trump.

Aeroplani i çarmatosur i forcave ajrore ruse, tip “Tupolev 154 M”, ishte ngritur nga Moska dhe kishte arritur në jug të Virxhinias, duke kryer lëvizje të shumta në kryeqytetin e Shteteve të Bashkuara.


Sidoqoftë, fluturimet janë tërësisht ligjore, bazuar në Traktatin e Qiejve të Hapur, që u lejon 34 vendeve anëtare të kryejnë fluturime civile mbi territorin e njëri-tjetrit.

Por fluturimi i së mërkurës ka marrë një domethënie të veçantë nisur nga vendet që ka vëzhguar avioni rus dhe për faktin se ndodhi në një kohë kur po hetohet ndërhyrja ruse në zgjedhje.

Vetëm të mërkurën u bë e ditur se ish-drejtuesit të fushatës elektorale të Trump, Paul Manafort iu kontrollua banesa e tij në Virxhinia nga agjentët e FBI-së që po hetojnë mbi ndikimin rus.

Aeroplani ka fluturuar në rreth 3.700 këmbë lartësi mbi qendrën e Uashingtonit, si dhe mbi bazën ajrore Andrews, ku ndodhet dhe avioni presidencial Air Force One, transmeton tch.

Gjithashtu, gjatë itinerarit të tij mjeti fluturues ka kaluar mbi fushëbetejën e Luftës Civile në Çejmbërsburg, në një qoshe të Virxhinias Perëndimore dhe pranë bazës ajrore Wright-Patterson në Ohajo, bën të ditur “Politico”.

Në trend Botë

Më shumë
Digjet një fabrikë teknologjike në Berlin - ajo prodhon një armë të fuqishme të mbrojtjes ajrore, kishte furnizuar edhe Ukrainën

Digjet një fabrikë teknologjike në Berlin - ajo prodhon një armë të fuqishme të mbrojtjes ajrore, kishte furnizuar edhe Ukrainën

Evropa
Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerika
Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Evropa
Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Botë
Biden i quan

Biden i quan "ksenofobike" Indinë dhe Japoninë

Botë
Ushtria ukrainase njofton se nuk ka trupa ruse në Chasiv Yar

Ushtria ukrainase njofton se nuk ka trupa ruse në Chasiv Yar

Botë
Kalo në kategori