Në përgjithësi, një supermarket apo hipermarket është një objekt me shtrirje të madhe, me pakicë, që mban një gamë të gjerë produktesh nën një çati duke përfshirë linjat e plota ushqimore dhe mallrat e kombinuara.
Por, se cilat janë dallimet kryesore në mes të një supermarketi dhe hipermarketi, cilat nga ato ofrojnë eksperiencë më të mirë në blerje, dhe cili është trendi i tyre i zhvillimit, i gjeni më poshtë.
Supermarketet janë dyqane të mëdha vetë-shërbimi që ju ofrojnë konsumatorëve një shumëllojshmëri të freskët të ushqimeve dhe furnizimeve bazike shtëpiake.
Supermarketet janë mjaft më të mëdha në krahasim me dyqanet ushqimore tradicionale që jemi mësuar t’i gjejmë në lagje. Në vendet e zhvilluara dhe ato në zhvillim, supermarketet janë një fenomen i kohëve të fundit dhe janë duke u rritur çdo ditë e më tepër si koncepti më i pranueshëm dhe më i përshtatshëm për të kryer blerjet ditore.
Gjithashtu, Supermarketet janë më të preferuara për blerje meqë ofrojnë mallra të freskëta, çmime super të lira, shpejtësi, shërbime shumë më të mira krahasuar me një hipermarket apo dyqan të vogël tradicional.
Poashtu, disa supermarkete në brendësi të tyre mund të kenë banka, ATM, kafe bare dhe çdo gjë tjetër që mund të afrojë klientët.
Vlen të theksohet se në vendin tonë si rrjeti më i madh dhe më i njohur i supermarketeve është Super VIVA, i cili së shpejti do të hapë supermarketin më modern në Kosovë dhe të 20-in me radhë, pranë Jumbo-s dhe Neptun-it në Fushë Kosovë, ku si pjesë e këtij supermarketi do të jetë edhe rrjeti i restoranteve POMO me një super restorant dhe rrjeti i pjekurinave PANPAN.
Hipermarketet në thelb janë një kombinim i supermarketeve, mirëpo kanë hapësirë fizike më të madhe se Supermarketet dhe llojshmëria e tyre e produkteve është më e madhe, ku përveç linjave ushqimore ato janë të fokusuara edhe në tekstil, pajisje shtëpiake, teknologjike, etj.
Hipermarketet janë më pak të preferuara apo të përshtatshme për blerje ditore apo mujore, pasi që hapësira e tyre e madhe, gama e ndryshme e produkteve dhe mos-fokusimi në produkte të caktuara, nuk ofrojnë eksperiencë të mirë në blerje, shërbime jo të mira ndaj konsumatoreve, si dhe shpeshherë mungojnë produktet e freskëta.
Vlen të theksohet se në vendin tonë janë disa rrjete të hipermarketeve të cilat më tepër janë të orientuara në mallra jo ushqimore dhe të cilat nuk kanë një standard të konsoliduar.
Andaj, si përfundim ne themi se Supermarketet janë vendi ideal për të kryer blerjet e juaja ditore, ku mundësitë për të gjetur çmime super të lira dhe produkte të freskëta, janë të sigurta.
Nëse nuk pajtoheni me atë që po themi, ju lutem shkruajeni më poshtë në koment mendimin tuaj ose tregoni një eksperiencë tuaj të blerjes.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSpitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Nënshkruhet kontrata për zgjerimin e rrugës në hyrje të Ferizajt, Aliu: Projekt në vlerë 16,4 milionë euro
PostCHAT ju pret!
Në këto ditë të ftohta, hani ushqime të ngrohta!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje