LAJMI I FUNDIT:

Gjendja e rrugëve në Maqedoni

Gjendja e rrugëve në Maqedoni

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet në korsi të thata. Në rrugën rajonale P106, drejtimin rrugor Gradsko-Prilep prej kilometrit 28 deri 45, deri ditën e shtunë do të ketë aktivitete ndërtimore.

Nga LAMM rekomandojnë që pjesëmarrësit në komunikacion të respektojnë sinjalizimin e vendosur dhe me kujdes të drejtojnë makinat e tyre, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Intenziteti i komunikacionit jashtë mjediseve të qytetit është rritur. Ndërsa në kalimet kufitare nuk ka pritje të gjata./Telegrafi/