LAJMI I FUNDIT:

Imer Beka tregon arsyen e arrestimit të rusëve

Imer Beka tregon arsyen e arrestimit të rusëve
Foto: Ilustrim

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Imer Beka, tha për KALLXO.com se grupi i shtetasve rusë dhe serbë, të arrestuar dje për kalim ilegal të kufirit, dyshohet se kanë lidhje me grupin që kryente stërvitje në veri të Kosovës, për ç’gjë pati raportuar në janar të këtij viti televizioni publik.

“Kemi vetëm indicie të mëhershme se do grupe kanë dalë kanë bërë ushtrime, e po dyshojmë mos janë këta”, tha Imeri për KALLXO.com.

Gjashtë rusë dhe pesë serbë arrestohen afër Podujevës
Lexo po ashtu Gjashtë rusë dhe pesë serbë arrestohen afër Podujevës

Po ashtu, ai tha se Prokuroria do të kërkojë masën e paraburgimit kurdo që ata dalin para gjyqtarit të procedurës paraprake.


Gjashtë shtetas rusë e pesë shtetas serbë janë arrestuar dje rreth orës 13:00 nga Policia Kufitare e Kosovës për hyrje në mënyrë ilegale në territorin e Kosovës.