LAJMI I FUNDIT:

Ambasadorja e Gjermanisë vizitoi BQK-në, flasin për sektorin financiar në Kosovë

Ambasadorja e Gjermanisë vizitoi BQK-në, flasin për sektorin financiar në Kosovë

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Bedri Hamza, ka pritur sot në takim lamtumirës, ambasadoren e Gjermanisë, Angelika Viets e cila ishte e shoqëruar nga zëvendësambasadori gjerman Jan-Axel Voss.

Guvernatori Hamza, ka falënderuar ambasadoren Viets, për mbështetjen e vazhdueshme që BQK-ja ka marrë nga Qeveria gjermane dhe ka shprehur bindjen që ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe në të ardhmen.


Guvernatori Hamza ka theksuar bashkëpunimin e vazhdueshëm që BQK-ja ka me institucionet gjermane si: Ministrinë Federale për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (BMZ), Autoritetin Federal të Mbikëqyrjes Financiare (Bafin), Institutin Gjerman për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ) dhe me Bankën Qendrore Evropiane (ECB).

U tha se sektori financiar në Kosovë është një ndër sektorët më stabil dhe funksional, falë përkrahjes dhe mbështetjes së vendeve evropiane të cilat janë pjesë e ndërtimit dhe avancimit të këtij sektori.

Ambasadorja Viets u shpreh e kënaqur që ishte përkrahëse e zhvillimeve pozitive të arritura në sektorin financiar sidomos gjatë viteve të fundit në Kosovë.

Gjithashtu, Ambasadorja Viets ka nënvizuar se Qeveria Gjermane do të vazhdojë bashkëpunimin dhe do të mbështesë Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës në fusha të ndryshme të cilat ndihmojnë në avancimin e funksioneve të saj.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi

Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi

Ekonomi
Një epokë e re e transformimit digjital:  IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV

Një epokë e re e transformimit digjital: IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV

IPKO
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!

Fito udhëtim në çift me IP Petrol!

IP Petrol
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki

Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki

Edil Project
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center

Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center

Emona Center
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Kalo në kategori