LAJMI I FUNDIT:

Panik në Paris, vetura përplas gjashtë ushtarë francezë

Panik në Paris, vetura përplas gjashtë ushtarë francezë

Frika për sulme të mundshme terroriste është rikthyer, pasi një veturë ka goditur një grup ushtarësh në periferi të kryeqytetit francez.

Sipas informacioneve të parave, janë lënduar gjashtë ushtarë dy prej të cilëve janë në gjendje të rëndë, transmeton Telegrafi.

Kjo ngjarje e tmerrshme ka ndodhur në qytetin Levaloa Pere, në regjionin e Parisit.


Vetura është duke u kontrolluar nga autoritetet e sigurisë, të cilët gjithashtu janë vënë në kërkim të personit që po e ngiste.

Ushtarët e lënduar ishin pjesë e ekipit që është formuar për patrullim pas sulmeve terroriste të vitit 2015. /Telegrafi/