LAJMI I FUNDIT:

Shkup, arrestohen dy persona për shitje joligjore të brendeve të Realit dhe Manchesterit

Shkup, arrestohen dy persona për shitje joligjore të brendeve të Realit dhe Manchesterit

Sot rreth orës 12 në sheshin “Maqedonia” janë arrestuar dy persona për shkak të shitjes joligjore të brendeve të Real Madridit dhe Manchester Unitedit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga MPB njoftojnë se të arrestuarit janë dërguar në stacionin policor në Komunën Qendër dhe nga ana e Inspektoratit të tregut do t’u shqiptohet dënim në pajtim me Ligjin për tregti (neni 2, paragrafi2).


Gjatë ditës së sotme Policia e Maqedonisë arrestoi edhe një person për shitje joligjore të biletave për ndeshjen e Super Kupës, e cila do të luhet sot në stadiumin “Telekom Arena” në Shkup./Telegrafi/

Arrestohet shitësi i parë joligjor i biletave për ndeshjen e “UEFA Super Cup”
Lexo po ashtu Arrestohet shitësi i parë joligjor i biletave për ndeshjen e “UEFA Super Cup”