Linkin Park është pa asnjë dyshim një nga rok grupet që ka bërë revolucion jo vetëm në këtë zhanër, por në mbarë skenën e muzikës botërore.
Brendi i ri i muzikës që ata kanë sjellë, një rok alternativ, një përzierje mes rokut modern dhe hip hopit, është përqafuar nga adhuruesit e muzikës në mbarë botën.
Dy shokët më të mirë të grupit për ironi interpretonin dy zhanre të ndryshme në të njëjtin grup.
Mike Shinoda si interpretues i hip hopit ishte shoqërues i Chester Bennigton, vokalistit dhe fytyrës kryesore të grupit.
Duke filluar nga albumi “Hybrid Theory”, dyshja e njohur me anëtarët tjerë të Linkin Park lanë gjurmë me hitet e tyre.
Secila këngë e tyre reprezenton vlerë, duke filluar nga teksti, muzika dhe emocioni që transmeton secili instrument, secili moment i interpretimit nga Mike, e sidomos nga Chester Bennigton.
Videoklipet e tyre dhe motivi rreth këngëve nuk ka as femra, as klube të natës, as drogë, e as seksualitet – por 100 për qind vlera artistike dhe sociale.
Vokalisti i grupit, për shumë, interpretuesi më i mirë i shekullit 21 i njohur për potencën vokale dhe teknikën e veçantë të interpretimit, kohë më parë bëri vetëvrasje – për të mos vdekur kurrë.
Gjurmët që Chester Bennigton i ka lënë në muzikë, na tregojnë se sa shumë ai do t’i mungojë muzikës në të ardhmen.
Sipas mediave amerikane ai vdiq nga depresioni i thellë, prej të cilit sipas burimeve të afërta ai ka vuajtur që më shumë se dy dekada, por që nuk e ka shprehur asnjëherë, duke e transmetuar në këngët e tij, në formë të shkruar duke i realizuar me tekst dhe më pas edhe duke ua dhënë emocionin në interpretim. Secila këngë e tij reprezenton një mesazh të fuqishëm prej tij, për gjendjen e tij, por që askush nuk e ka kuptuar deri në momentin që ai vendosi t’i jep fund jetës së tij.
Chester Bennington me këngët që i shkroi, me emocionin që transmetoi me zërin e tij të veçantë arriti që të shërojë dhe të shpëtojë shumë njerëz nga depresioni dhe ankthi. Por, në fund, ai nuk arriti që ta shpëtojë veten.
“Numb”
“In The End”
“Crawling”
“Leave Out All The Rest”
“Lost in the Echo”
“The Catalyst”
“What I’ve Done”
“Castle of Glass”
“Waiting for the End”
“New Divide”
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Dua Lipa shkëlqen në Met Gala 2024 - mori gjithë vëmendjen me fustanin e veçantë me dantella
Menaxheri i Xhensilës reagon pas deklaratave të Robert Berishës, publikon mesazhet
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'