LAJMI I FUNDIT:

Shkuan për tu freskuar, dy të rinj mbyten në lum në Rumani

Shkuan për tu freskuar, dy të rinj mbyten në lum në Rumani

Trupat e dy të rinjve janë nxjerrë nga një lum në verilindje të Rumanisë, njoftuan sot zyrtarë të shërbimit për situata emergjente.

Bëhet fjalë për dy të rinj të moshës 15 dhe 16-vjeç, të cilët janë mbytur në lumin Siret.

Zëdhënësi i shërbimit të emergjencave, Adrian Rotaru, tha se të rinjtë kishin shkuar në lum për t’u freskuar, për shkak të temperaturave të larta.


“Ne nuk rekomandojmë larje në vende, të cilat nuk janë nënë mbikëqyrje”, ka thënë ai.

Rumania është përfshirë nga një valë e madhe e të nxehtit javën e kaluar, ku temperaturat kanë arritur deri në 42 gradë Celsius. /kp/Telegrafi/