LAJMI I FUNDIT:

Grupi gjerman Scooter akuzohet për hyrje ilegale në Krime

Grupi gjerman Scooter akuzohet për hyrje ilegale në Krime

Grupi i njohur gjerman i rrymës ‘techno’, “Scooter” përballet me pasoja të rëndësishme ligjore pas performancës në një festival në rajonin e Krimesë, pjesë e Ukrainës që u aneksua nga Rusia në vitin 2014.

Lajmi bëhet i ditur nga ambasadori ukrainas në Gjermani, i cili ka folur gjatë në një intervistë të publikuar të shtunën.

Andriy Melnyk, i dërguari i Kievit në Gjermani, ka thënë për gazetën Funke Mediengruppe se vendimi i grupit për të hyrë në rajonin e Krimesë në mënyrë “ilegale” gjatë ditës së enjte nuk ishte “thjesht e vetëm një skandal, por një krim me pasoja serioze ligjore”.


Autoritetet ukrainase thonë se grupi ishte paralajmëruar të mos shkonte në Krime dhe anëtarët rrezikojnë deri në tetë vjet burg (Balazs Lengyel)

Sipas Melnyk, prokurorët ukrainas tashmë i kanë nisur procedurat ligjore kundër bendit “Scooter”, transmeton Top Channel.

“Kjo nuk është ndonjë shkelje e vogël, por një krim i rëndë që duhet ndëshkuar”, ka deklaruar ai.

Grupi gjerman duhej të shfaqej në festivalin e rokut “ZBFest” në Balaklava ditën e premte. Udhëheqësi i bandës, H.P. Baxxter, ka thënë për mediat gjermane gjatë muajit të kaluar se bendi do të shkonte në Krime për të performuar muzikë e jo për t’u përfshirë në politikë.

Edhe pas pretendimeve të ambasadorit dhe procedurave ligjore nga prokurorët ukrainas, grupi ende nuk ka reaguar.

Në trend Magazina

Më shumë
Jul Deda kritikon Albano Bogdon: Më ka ardhur keq që ka arritur në atë derexhe

Jul Deda kritikon Albano Bogdon: Më ka ardhur keq që ka arritur në atë derexhe

Magazina

"Unë jam thjesht një vajzë", Dua Lipa shkëlqen me paraqitjen e saj të fundit elegante

Magazina
Jennifer Aniston iu përgjigj thashethemeve se kishte një lidhje me Obaman: Nuk u zemërova për këtë

Jennifer Aniston iu përgjigj thashethemeve se kishte një lidhje me Obaman: Nuk u zemërova për këtë

Magazina
Edhe pse u martuan pas vdekjes së tij, Blerina Kllokoqi tregon se fëmijëve ua vendosën dy emrat që Presidenti Rugova kishte lënë amanet

Edhe pse u martuan pas vdekjes së tij, Blerina Kllokoqi tregon se fëmijëve ua vendosën dy emrat që Presidenti Rugova kishte lënë amanet

Magazina
“Xhensila, ti je?” – Bora Zemani ‘goditet’ me komente mbi pamjen e saj në fotografitë e fundit

“Xhensila, ti je?” – Bora Zemani ‘goditet’ me komente mbi pamjen e saj në fotografitë e fundit

Magazina
“Të gjithë njerëzit qeshnin me mua, nuk kisha bukë për të ngrënë” - reperi me origjinë shqiptare rrëfen fëmijërinë e vështirë

“Të gjithë njerëzit qeshnin me mua, nuk kisha bukë për të ngrënë” - reperi me origjinë shqiptare rrëfen fëmijërinë e vështirë

Magazina
Kalo në kategori