Kremrat për rrezitje zvogëlojnë efektin pas tre vjetësh, mirëpo vetëm në rastet kur nuk i keni hapur.
Me siguri ju ka mbetur e pashpenzuar nga viti i kaluar kremi për rrezitje me faktorin mbrojtës.
Ndonjëherë nuk është e shëndetshme të përdoren vitin e ardhshëm. Ja se si do të dini se a bën ta përdorni.
Shikoni afatin e qëndrueshmërisë
Kremrat për rrezitje zvogëlojnë efektin pas tre vjetësh, mirëpo vetëm në rastet kur nuk i keni hapur. Shumica e produkteve përmbajnë konservanse të cilat do të ndikojnë edhe pas kalimit të afatit, mirëpo nuk do të kenë forcë të madhe mbrojtëse me rastin e ekspozimit në rreze të diellit, transmeton Telegrafi.
Mos i përdorni shishet e hapura
Nëse vitin e kaluar vetëm disa herë keni përdorur kremin tuaj me faktorin mbrojtës dhe nuk ua keni ekspozuar rrezeve të diellit dhe temperaturave të larta, mundenipa problem ta përdorni.
Nëse ka qëndruar në vend të nxehtë dhe të lagësht me muaj të tërë, hidheni poshtë – vapa mund të shkatërrojë përbërësit të cilët kanë funksionin mbrojtës nga rrezet e diellit. Do ta dini që preparati më nuk është i përdorshëm edhe nëse vëreni që ka ndryshuar ngjyrën ose është forcuar.
Vendi i përshtatshëm për ta ruajtur
Mbani preparatet për mbrojtje nga rrezet e diellit në vend të ftohtë dhe të errët – assesi në banjë ku ka lagështi dhe krijohet nxehtësi pas bërjes dush gjë që me siguri nuk janë kushte të përshtatshme.
Ju propozojmë që të vendosni kremrat në qese plastike me mbyllës dhe që t’i mbani në dollap.
Shpenzojeni!
Po të blini preparatin për rrezitje në fillim të verimeve dhe e përdorni pjesën e mirë të sasisë me rastin e çdo lyerjeje, shpenzojeni derisa të ktheheni në shtëpi.
Doktorët rekomandojnë sasinë prej 30 gramësh të losionit për tërë verën. Nëse përdorni spreje, duhet të spërkatni derisa të përfshini tërë sasinë e lëkurës.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025